Lajmet nga Vllaznia

Vllaznia mund thelle 6-0 Kamzen per Kupe

Vllaznia mund thelle 6-0 Kamzen per Kupe

Hapi I parė I hedhur para tre javėsh nė Kamėz, ėshtė pasuar me njė tė dytė pasditen e sė mėrkurės dhe Vllaznia ėshtė kualifikuar pėr nė turin ēerekfinal tė Kupės sė Shqipėrisė. Nėse nė ndeshjen e parė kuqeblutė kishin fituar 2-0, nė ndeshjet e kthimit ata kanė shėnuar plot 6 gola nė portėn kundėrshtare, pa pėsuar asnjė. Tre prej tyre janė shėnuar nė pjesėn e parė dhe kanė patur pėr autorė Dycėn, Pepėn dhe Krymin. Pikėrisht kėto gola, kanė bėrė qė skuadra mike tė dorėzohet totalisht. Kjo ėshtė vėrejtur nė pjesėn e dytė tė ndeshjes, kur futbollistėt e Vllaznisė jo vetėm kanė shėnuar edhe tre gola tė tjerė por kanė patur mundėsi tė shėnojnė edhe mė shumė.

Tri tė verdha, Alsid Tafili mungon nė Kukės

Tri tė verdha, Alsid Tafili mungon nė Kukės

Njė nga lojtarėt mė stabėl nė formacionin kuqeblu tė kėtyre 9 javėve tė para tė kampionatit ka qenė mesfushori Alsid Tafili. Megjithatė, pėr sfidėn e radhės me Kukėsin, qė do tė luhet ditėn e diel, ai do t’i mungojė formacionit shkodran. Nė ndeshjen e djeshme, me Tiranėn, ai ėshtė ndėshkuar me karton tė verdhė, qė ka qenė i treti pėr tė dhe pėr kėtė arsye, nė ndeshjen e ardhshme do tė jetė i detyruar tė mungojė. Kjo do tė jetė ndeshja e pare, qė trajnerit Cungu do t’i duhet tė bėjė planet pa kėtė futbollist nė qendrėn e mesit tė fushės.

Marku drejt rikuperimit, pėr Bardullėn ka ende dilema

Marku drejt rikuperimit, pėr Bardullėn ka ende dilema

Pragndeshja me Teutėn po shoqėrohet nga lajme pėrgjithėsisht tė mira nė kampin shkodran, sa i takon kontigjentit tė lojtarėve tė gatshėm. Prej 4 javėsh, mbrojtėsi i majtė, Antonio Marku, kishte shfaqur probleme nė gjurin e majtė, por duket se tashmė i ka kaluar dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė nė takimin e radhės ta nisė nga minuta e parė. Sa i takon mesfushorit Bardulla, pėr tė ka ende njė dilemė. Nė ndeshjen me Laēin u detyrua tė largohej nga fusha e lojės, pas njė dėmtimi nė minutėn e 32-tė tė takimit.