Lajmet nga Vllaznia

KESINOVIÇ DHE ONUOHA, DY LOJTARË NË PROVË TEK VLLAZNIA

KESINOVIÇ DHE ONUOHA, DY LOJTARË NË PROVË TEK VLLAZNIA

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të gjetur lojtarët e duhur në merkato, vazhdojnë. Për këtë arsye ditën e sotme kanë mbërritur në kampingun e skuadrës tonë në Berane edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Karlo Kesinoviç dhe Randy Onuoha. I pari është kroat, luan në rolin e qendërmbrojtësit, është 27 vjeç dhe 1.96 m i lartë. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit maltez të Superligës St. Andreës FC. I dyti ndërkohë është me pasaportë hollandeze dhe luan si mbrojtës i majtë. Onuoha është 23 vjeç dhe 1.80 m i lartë. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Neftochimik në Bullgari. Ato do të testohen menjëherë që në miqësoren që kuqeblutë do të zhvillojnë pasditen e së premtes ndaj ekipit malazez Petnjica. Drejtuesit e klubit shpresojnë që këta futbollistë të bindin stafin teknik në mënyrë që më pas të hedhin firmë në kontratë për të plotësuar siç duhet skuadrën në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik.

VLLAZNIA FIRMOS ME SULMUESIN CHARLES ATSINA

Nje tjeter perforcim per ekipin tone. Sulmuesi Charles Atsina ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe me pas ka firmosur kontraten e ofruar nga ato. Kesisoj, ai do te jete pjese e Vllaznise per sezonin e ardhshem, me opsionin per ta zgjatur edhe nje tjeter. Mire se erdhe Charles!

VLLAZNIA FIRMOS ME SULMUESIN CHARLES ATSINA
Vllaznia shpërthen në gola dhe gjen sulmuesin

Vllaznia shpërthen në gola dhe gjen sulmuesin

Vllaznia ka zhvilluar miqësoren e radhës me Kastriotin dhe e ka fituar thellë atë, duke bindur në lojë, çka normalisht e kënaq trajnerin Armando Cungu. Një nga qëllimet e këtij testi me krutanët ishte vëzhgimi i lojtarëve të ardhur në provë dhe për dy prej tyre ende nuk është marrë një vendim, madje që të arritën të shënonin dy golat e parë në miqësoren e djeshme, konkretisht Dupovac në minutën e nëntë dhe Atsina në të 16-n.

Rinovon Gocaj, Edon Hasani firmos me Vllazninë

Merr fund odeiseja e Edon Hasanit, pas mbylljes së kontratës me Kukësin, para mbarimit të sezonit të shkuar futbollistik. Emri i tij u përmend te Partizani në merkaton e kësaj vere, madje pati një takim të mesfushorit shkodran me presidentin Gazmend Demi, por trajneri i ri i të kuqve, Mark Iuliano, vendosi veton, duke mos e preferuar në projektin e tij.

Rinovon Gocaj, Edon Hasani firmos me Vllazninë