Mesfushori 24 vjeçar Jasir Selmani, që deri para pak ditësh ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ka mbërritur në Shkodër pasditen e së martës, ka firmosur kontratën dyvjeçare me klubin kuqeblu dhe menjëherë më pas është prezantuar para medieve nga ana e drejtuesve të klubit.

 

Duke folur para gazetarëve, administratori Neritan Kalamishi ka thënë se ky është vetëm përforcimi i parë i Vllaznisë. Ndërkohë, Selmani, në prononcimin e tij të parë si futbollist i Vllaznisë, ka shprehur kënaqësinë që do të veshë fanellën e kësaj skuadre me shumë traditë në futbollin shqiptar duke thënë se do të japë maksimumin për të.

Edhe trajneri Luan Zmijani është shprehur i kënaqur për marrjen e këtij futbollisti dhe ka premtuar se në ditët e ardhshme do të ketë të tjera përforcime. Vllaznia në këtë mënyrë ka nisur merkaton, teksa ka detyrë të plotësojë vendet vakante të mbetura nga largimi i disa futbollistëve.

Komentet