2 MUAJ

Zgjati aventura e Jasir Selmanit te Vllaznia. Mesfushori 24-vjeçar nënshkroi më datë 30 qershor me klubin kuqeblu, por ka qenë kërkesa e stafit teknik të ekipit shkodran që ai të largohej, me arsyetimin se nuk i kishte bindur. Dy ditë më parë, ai i ka dhënë fund qëndrimit në Shkodër.

Asnjë reagim nga klubi për çështjen “Selmani”

Një ditë pas publikimit të historisë së Jasir Selmanit dhe largimit të tij nga Vllaznia, nga ana e klubit kuqeblu nuk pati asnjë reagim, edhe pse mesfushori akuzonte se ishte mashtruar duke firmosur një kontratë që nuk ekzistonte. Mungesa e reagimit ka ardhur ndoshta edhe për faktin se të shtunën, kur u publikua kjo çështje, Vllaznia luante një ndeshje të rëndësishme për kampionat, atë ndaj Teutës. Megjithatë, edhe ditën e djeshme, pas prononcimit për “Sport Ekspres” ku 24-vjeçari pohonte se tashmë ishte larguar nga shkodranët, drejtuesit e klubit nuk kanë denjuar të hapin telefonat, duke qenë e pamundur komunikimi me ta, mbi një mundësi argumentimi të kësaj historie, por ndoshta për të dhënë edhe versionin e tyre të ngjarjes. Gazeta “Sport Ekspres” është përpjekur gjatë gjithë pasdites për të gjetur mundësi komunikimi edhe me administratorin e klubit, Neritan Kalamishin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sport Ekspres 

Komentet