“Eufori? Nuk mendoj se ka qenë problem euforia, unë e shoh skuadrën në stërvitje. Humbja e sotme dhe paraqitja jo e mirë sidomos në pjesën e parë vjen edhe nga trysnia që kemi për pikë, sepse renditja mbetet shqetësuese, nuk mund ta fshehim.

“Ishim të ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtarit, sepse Teuta ka një ekip të ri, që vrapon shumë dhe ushtron presion gjatë gjithë ndeshjes. Megjithatë, gabuam shumë pasime në fillim të ndeshjes dhe e dhuruam shpesh topin, duke krijuar një pasiguri në skuadër dhe duke i dhënë zemër kundërshtarit, që fiton terren. Kjo gjë ndryshoi në pjesën e dytë, por nuk mjaftoi, edhe pse luajtëm edhe me 3 sulmues për minuta ta tëra.

“Sulmi ende problematik? Në pjesën e dytë luajtëm me dy sulmues, kur u fut Dibra, por loja sulmuese nuk varet nga numri i lojtarëve sulmues në fushë, sepse rëndësi ka që skuadra ta bëjë të plotë manovrën sulmuese.

“Mbijetesa? Është normale që nuk mund të bëj mrekullira, por kam besim te lojtarët dhe fanella e këtij ekipi. Rreziku i rënies është evident, por mund të them se Vllaznia do të luftojë deri në fund dhe kam besim të plotë se Vllaznia do të mbijetojë”.

Komentet