Në të dytën, loja e skuadrës shkodrane vjen duke u rritur. Futbollistët e saj bëjnë më shumë presion në portën laçiane dhe këtë e tregon më së miri edhe numri i madh i goditjeve të këndit që ata kanë ekzekutuar, por pa rezultat. Në minutën e 75-të goditet edhe traversa megjithatë topi nuk shtyhet dot për në rrjetë. Kur ndeshja po i drejtohej fundit, në fushë do të ndodhte një incident i rëndë.

Sulmuesi shkodran i Laçit Nimani në përpjekje për të zotëruar topin, ka goditur me këmbë në kokë mbrojtësin e Vllaznisë Gurishta që ka kaluar menjëherë në një gjendje kritike dhe menjëherë në fushë kanë hyrë mjekët dhe ambulanca për ta dërguar në ambjentet e spitalit. Sa i takon lojës, në ato pak sekonda të mbetura pas këtij momenti, futbollistët kuqeblu nuk kanë arritur dot të shënojnë golin e fitores dhe në këtë mënyrë barazimi i sotëm, u ka prishur jo pak punë atyre në ecurinë e mëtejshme në kampionat.

Komentet