Ka mbetur shumë i kënaqur nga loja e skuadrës, sidomos nga sulmi, që arriti të zhbllokohej dhe të krijonte shumë raste në portën kundërshtare. Ashtu si në dy ndeshjet e mëparshme, Cungu nuk nguron të përgëzojë mbrojtjen, që ka qenë e saktë dhe e kujdesshme, duke mos pësuar gol. “Ishte shumë e rëndësishme për ne kjo ndeshje, duke pas parasysh rezultatet e javëve të para, që ishin të kënaqshme. I erdhi radha fitores, aq më tepër që luanim në fushën tonë. Gjej rastin të falënderoj djemtë, që kanë bërë një ndeshje perfekte, jo vetëm  me gola, por edhe me lojë. Madje, them se me mundësitë që kishim, mund të kishim fituar më thellë.  Për sulmin mund të them se kemi bërë gjëra të bukura, që i kemi kërkuar prej kohësh. Kur më është bërë pyetja për sulmuesin, normalisht që çdo ekip do të dojë një sulmues dhe golashënues të mirë, por nuk mund të bëhet një aksion sulmues thjesht dhe vetëm se na duhet një njeri përpara. Duhet të organizohemi të gjithë si ekip për të bërë një lëvizje sulmuese, që djemtë sot e kanë bërë  në mënyrë perfekte.

Komentet