Në minutën e 20-të do të ishte mesfushori kroat Vaitzer që do të zhbllokonte rezultatin. Ndërkohë 10 minuta më vonë do të ishte mbrojtësi Pjeshka, ai që i ardhur në ndihmë të sulmit, ka goditur saktë topin duke e dërguar për të dytën herë në rrjetë. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 2-0. Në fillimin e pjesës së dytë do të kishim edhe një tjetër gol. Dyca do të pengohej në mënyrë të parregullt brenda zonës dhe gjyqtari do të akordonte 11-metërsh. Nga pika e bardhë, do ishte Vrapi që do të ekzekutonte saktë duke shënuar golin e tretë.

Në 45 minutat e dyta, janë kryer edhe tre zëvendësime. Kështu Vaitzer i ka lënë vendin Erkoçeviq, ndërsa Gocaj është zëvendësuar me Dycën. Pak minuta më vonë është kryer edhe zëvendësimi i tretë kur është larguar nga fusha Pjeshka dhe në vend të tij ka hyrë Hoxha. Ne minutat e mbetura nuk do te kishte zhvillime te tjera dhe perfundimisht 3-0 per Vllaznine.Ndeshja e javës së ardhshme në Shkodër pritet të jetë një formalitet për kuqeblutë që do të kenë mundësinë t’u japin më shumë hapësirë lojtarëve të rinj për të treguar vlerat e veta. Vllaznia në këtë mënyrë, tashmë duhet të fillojë të mendojë për turin e  dytë të Kupes se Shqiperise.

Komentet