Shtatë ndeshje pa fitore, dhe akoma më keq për Vllazninë, e cila sot ka regjistruar disfatën e saj të tretë në 7 javë, për tu rikthyer në luftën për mbijetesë. Skuadra shkodrane u mund sot në transfertë përballë Laçit me rezultatin e thellë 3-0, duke qëndruar në vendin e pestë, por në kuotën e 39 pikëve, shkurton në vetëm 4 pikë distancën me fundin e renditjes, aty ku Tirana në kuotën e 35 pikëve po i bën shoqëri Korabit. Një panoramë kjo e kësaj Vllaznie që ka kapur trajnerin e shkodranëve, Armando Cungu në befasi. Tekniku shkodran deklaron se nuk e njeh më ekipin e tij.

​“Nuk po e njoh më ekipin. Që një ditë para ndeshjes me Flamurtarin diçka nuk shkon. Kemi pësuar gola javët e fundit më shumë se gjithë sezonin. Duhet të ruaj qetësinë dhe do të flas në fund. Në momente të caktuar i kemi marrë ndeshjet lehtë. Ndeshja me Korabin ishte vdekjeprurëse. Kam bërë thirrje atë javë që mund të jetë ndeshja e sezonit. Çdo herë tregohem i kujdesshëm, pasi nëse të ikën skuadra nga duart është e vështirë të kthehesh. Kjo nuk është Vllaznia. Më duket se po dalin fjalët e mia, kur është folur me fjalë të mëdha për Europën. Të luash futboll ashtu si ka luajtur Vllaznia, është e pashpjegueshme kjo luhatje e madhe që kemi. Kushdo që e ndjen veten shkodran në ekip, duhet të japë më të mirën në dy ndeshjet e fundit”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu.
Ndeshja e rradhes e Vllaznise eshte kunder nje rivali direkt per te qendruar ne Superlige, Teuta. Ndeshje ku Vllaznia duhet me patjeter ta fitoje ne menyre qe te siguroje mbijetesen. Ne rast te kunder atehere djemte e Cungut do te luajne shanset per te qendruar ne Superlige me nje rivale te drejteperdrejte Tiranen. 
 

Komentet