Ai është ankuar gjithmonë për mangësi nga klubi, por nuk ka parë ndryshim dhe fillimi mediokër i sezonit e ka bërë të heqë dorë përfundimisht. Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk e ka pasur fare në plan këtë, por duke marrë parasysh kërkesën e Cungut është detyruar të thotë “dakord”.

Pasuesi i Cungut në “Loro Boriçi” pritet të jetë Ernest Gjoka, trajneri kampion i sezonit të fundit. Ai nuk ka pasur asnjë ofertë që pas largimit nga Kukësi, kështu që është i lirë dhe gati për të nisur një aventurë shkodrane.

Vllaznia e ka pyetur për kërkesat e tij financiare dhe kushtet e punës që preferon. Gjoka nuk ka thënë menjëherë “po”, por flitet se nesër do të jetë në Shkodër dhe gjithçka do të zyrtarizohet atje.

Komentet