Vllaznia ndodhet në rrezik real për të rënë nga Kategoria këtë sezon. Shkodranët kanë vetëm 1 pikë më shumë se Teuta, me të cilët do të ndeshen sot ne oren 18:00. Pas fitores ndaj Lushnjës, ata kërkojnë edhe një tjetër ndaj durrsakëve që do të sillte qetësinë për ekipin dhe tifozët. Gjithsesi nuk ka për të qenë e lehtë, sepse Teuta ka qenë gjithmonë një rival i vështirë për ta.
Trajneri Gjoka ka dhënë një intervistë përpara kësaj sfide.

Sfida ndaj Teutës?

E rëndësishme është që të arrijmë fitoren. Këto janë ndeshje që duhen fituar me çdo kusht, nuk ka rëndësi me lojë të bukur apo e fituar. Të gjitha ndeshjet për ne janë jetike për momentin ku ndodhemi.

Përballjet e kaluara midis Vllaznisë dhe Teutës?

Nuk e mendoj si ka qenë historia, sepse në futboll gjithçka ecën shpejt dhe duhet të shohim përpara. I kemi mundësitë dhe nëse do të jemi të qetë dhe agresivë, do të shikojmë një Vllazni tjetër.

Gjendja e ekipit?

Një nga gjërat që më shqetëson më tepër, është që s’po arrijmë t’i japim ngrohtësi dhe kënaqësi tifozëve. Po mundohemi shumë t’i japim kënaqësi qytetit dhe tifozëve, në mënyrë që ata të ndihen krenar. Besoj dhe uroj që së bashku çdo gjë do të jetë ndryshe dhe në fund do të dalim të gëzuar.

Komentet