Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka dalë dje në mbrëmje para mediave në Shkodër, duke folur për ngjarjen e shëmtuar të pasdites së djeshme, kur një person e kërcënoi dhe sulmoi. “Ishte nje akt i rende. Dhashe mendimin tim ne polici, nuk e njoh autorin. Mesazhi im eshte se futbollist nuk behesh me zor. Kam ardhur te punoj në Shkoder, në qytetin e kulturës dhe mendoj se ky rast nuk duhet ta perbalt emrin e ketij qyteti”. 

“Shyqyr patëm fat, patëm Zotin para, unë uroj që kjo gjë të mos i ndodhi askujt. Unë mendoj që duhet të ndryshojë mentaliteti që të ecim përpara. Nuk është çështja që erdhi dikush i fshehur me kapele dhe me xhup deri te goja dhe goditi Gjokën. Për të ecur përpara dhe për tu bërë një vend i lirë demokratik, duhet të jemi njerëz të qytetëruar. Policia do të bëjë detyrën e vet dhe jam i sigurt që do ta bëjë mirë." - ka perfunduar fjalen e tij Gjoka. 
 

Komentet