Skuadra e Vllaznisë është duke kaluar momentet ndoshta më të vështira në historinë e saj. Tifozët shkodranë janë sensibilizuar në mbështetje të ekipit të tyre. Ka dhe nga ata që janë skeptik. Në Shkodër këtë moment të gjithë e quajnë katastrofik. Për situatën ka reaguar edhe aktori i njohur i cili është me orgjinë shkodrane, Julian Deda. Ja reagimi i tij i plotë:

Vllazni o zemer, u kalbe nga zhumilet… Me vjen keq per Vllaznine, me plas me vjen. Skuadra e zemres eshte ne ditet e saj me te veshtira, eshte ne prag te katastrofes historike. E gjitha vjen jo per shkak te kualiteteve, te cilet Shkodra i ka me tonelata dhe shkelqejne ku do qe luajne, por per shkak te keqmenaxhimit, per shkak te indiferences dhe te mos berjes asgje per te ruajtur traditen. Me falni por, nese nuk kujdeset per Vllaznine, per çfare dreqin po kujdeset tjeter Bashkia Shkoder? Nese nuk ben asgje per Vllaznine, thjesht nuk ke bere asgje per asgje dhe qe tani mund ta quash pa frike nje mandat 100% te deshtuar. Eshte i dyti vit rradhazi qe Vllaznia lengon, vjet na ndihmoi Zoti, sivjet jemi perseri ne dore te Tij. Pyetja eshte, “a eshte e qellimte e gjitha kjo”? Mendimet dhe ndjesite nuk ja vertetojme dot askujt, por veprimet dhe mosveprimet jane te dukshme. Vllaznise nuk ia ulen koken as lojtaret, as trajneret, as tifozet, as 1997-ta madje as komunizmi por sot, e shkreta, gjunjezohet nga paaftesia. Vllazni o zemer, shpresoj shume qe keto ndeshje qe kane ngelur ti te gjesh force te tregosh se ajo bluze peshon rende qe prej 1919-tes dhe s’mund te hidhet si lecke nga te papergjegjshmit. Nuk shkohet drejte 100 vjetorit kokulur. Ai qytet ka nje binom te pandare, Teatrin dhe Vllaznine, nese njera nuk eshte, Shkodra çalon. Zot hidhi syte nga vendlindja, te lutem….

Komentet