Shkodranet e nisin kete kampionat ne menyren me te mire te mundshme, ku perballe kurbinasve arrijne te fitojne ne Loro Borici me rezultatin 1- 0.

Opinioni sportiv ishte shume skeptik per Vllaznine e ketij sezoni sepse ne rradhet e saja kishte shume ndryshime duke nisur nga stafi teknik dhe lojtaret por fusha e lojes tregoj te kundert qe kjo skuader nuk eshte ajo e viteve tefundit. Ne nje atmosfere te vaket ne stadiumin Loro Borici tranjeri maqedonas Mirsad Jonuz kishte hedhur ne fushe kete njembedhjeteshe:
Sherri, Grigorov, Malota, Shehi, Gurishta, Hygor, Krymi, Lika, Shtubina, Kruja dhe Zogaj.
Nga ana tjeter kurbinasit kishin shume risi ne kete sezon ku vetem Gjoni, Lushkja dhe Xhixha ishin titullaret nga sezoni i shkuar.

Qe ne minuten e pare shkodranet e nisen mjaft mire takimin duke rrezikuar porten lacjane ne fillim me Krujen e me pas Shtubinen, ndersa lacjanet u munduan me shume te administronin kete perballje. Kur mendohej qe kjo pjese e pare te perfundonte me rrjeta te paprekura braziliani i ardhur gjate kesaj merkato te veres Hygor kalon ne avantazh Shkodranet me nje super gol ne minute e 45 pas nje goditje nga jashte zone.

Pjesa e dyte nis me e vrullshme per skuadren e Sulejman Staroves te cilet tregohen me agresiv ku nuk mungojne edhe perplasjet ne te cilet autori i golit Hygor detyrohet te lere fushen e lojes si pasoje e nje demtimi.
Shkodranet vijojne te luajne ne kundersulm ku gjenden prane golit pas nje kombimini te Krujes me Liken ku goditje e ketij te fundit shkon ngjitur me shtyllen. Vetem pas tre minutash do jete rradha e Zogajt qe shkon prane golit te dyte per Vllaznine. Minutat e fundit do flasin per skuadren e Lacit ku Xhixha ne dy raste kercenon porten e mbrojtur nga Sherri, por gardiani shkodran arrin te largoje topin ne te dy rastet duke mbajtur rrjeten e paprekur. Arbitri do te akordoje 5 minutat shtese, por rezultati nuk do ndryshoje deri ne fund te ketij takimi.
Ă¢€‹Per javen e dyte te kategorise superiore Vllaznia do te udhetojne me moralin lart drejt Ballshit ku perballet me Bylisin vendas e do te kerkoje nje tjeter rezultat poztiv.

Komentet