Takimi mes Vllaznisë dhe Bylit është mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të miqve. Dy skuadrat luanin për vendin e dytë në kampionat, por në fund ishte skuadra ballshiote që triumfoi falë një goli të Jankut në minutën e 16-të.
Mbrojtësi i Bylisit përfiton mjaft mirë nga një krosim i Murataj dhe pasiguri e Markut për të shënuar, duke mposhtur portierin Sherri nga një distancë e afërt. Vllaznia u mundua të reagojë menjëherë, por tentativat e Shtubinës u ndalën nga Hidi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.
Në pjesën e dytë, pritej që Vllaznia të luante me një marsh më shumë, por të besuarit e Jonuz nuk arritën për asnjë moment të krijonin ndonjë rrezik të madh në portën e Hidit. Jonuz u detyrua të ndërhyjë shumë herë në formacion. Trajneri i Vllaznisë spostoi në të majtë Krujën, i cili ishte lojtari më i rrezikshëm. Pavarësisht shumë krosimeve dhe goditjeve nga këndi në minutat e fundit, Vllaznia nuk ia doli të barazojë. Me këtë fitore, Bylis u ngjit në vend të dytë, vetëm një pikë më pak se Partizanit, kurse Vllaznia ngelet ne vendin 7 me 15 pike.

Komentet