Qe prej 31 majit, dita kur ka skaduar afati i kontrates se lidhur me skuadren bardheblu, Vioresin Sinani eshte lojtar krejt i lire. Komentet e diteve te meparshme, kur Sinani quhej 90 per qind i Vllaznise, krijuan bindjen se firmosja e kontrates, mes tij dhe Vllaznise, do te behej menjehere pas kesaj date. Megjithate, deri tani asgje nuk ka levizur.

“Akoma nuk kam vendosur”

Nderkohe, vete Sinani sqaron se nuk mund te bente asnje levizje, pa perfunduar afati i kontrates me Tiranen. Nga ana tjeter, goleadori i kampionatit shqiptar ka sqaruar se, pavaresisht skadimit te afatit te kontrates, ai nuk mund te hedhe ndonje firme tjeter, sepse akoma nuk e ka vendosur destinacionin e ri. “Nje gje te tille akoma nuk e kam vendosur. Nese do ta kisha vendosur, atehere do ta kisha hedhur firmen qe tani, pasi edhe 31 maji ka kaluar”, ka sqaruar Sinani, i cili, me kete qe thote, duket sikur e le pezull ate, qe ne Shkoder e kane quajtur pune te kryer.

Oferta nga skuadra shqiptare, por dhe nga jashte

Nje lojtar i kalibrit si Vioresin Sinani, natyrisht qe nuk mund te kalohet pa u “ndiere” ne ditet e merkatos. Kete e ka pranuar edhe vete futbollisti, i cili, me gjithe modestine qe e karakterizon, thote se ne adrese te tij kane ardhur oferta nga tre-kater klube shqiptare, perfshire dhe nga Tirana, me te cilen fitoi titullin kampion. Nderkaq, nje tjeter oferte speciale i vjen edhe nga jashte Shqiperise, prej nje skuadre zvicerane, me te cilen po merret nje mik i tij, menaxher nga Kosova. Madje, sipas tij, rreth kesaj oferte eshte diskutuar shume gjate diteve, kur ai ishte i grumbulluar me kombetaren, per ndeshjen ndaj Anglise, ku u aktivizua ne pjesen e dyte. Gjithnje sipas Sinanit, personat e interesuar kane shfrytezuar rastin ta takojne ne Angli, por ai nuk u ka dhene pergjigje perfundimtare, edhe pse ata e kerkonin me insistim.

Vllaznia ose Tirana, nese nuk largohet jashte

Pyetje pas pyetjesh, rrethi i skuadrave, ku Sinani mund te shkoje ne kete sezon, ka ardhur duke u ngushtuar. “Nese nuk do te largohem nga Shqiperia, alternativat me te mundshme jane Vllaznia dhe Tirana” nenvizon Sinani. “Vllaznia, dihet qe eshte “shtepia” ime; ketu jam lindur dhe rritur si futbollist. Ne Shkoder, marredheniet me tifozerine kane qene shume te aferta, ndaj mbetet dhe preferenca ime e pare, per te qene pjese e saj ne sezonin e ri futbollistik. Por, ne te njejten kohe, nuk mund te mohoj pjesen e madhe qe ka Tirana tek une, sepse ne gjirin e saj une shijova shume momente emocionuese, si fitimi i superkupes, i titullit kampion si dhe i “Kepuces se Arte”. Me ate, qe deklaron vete Sinani, mundeste per te luajtur ne kampionatin shqiptare jane shume te medha. Kembenguljes sone, per te ditur dicka me shume, se me cilin klub do te lidhet kontrata, pa dashur te lere ne hije alternativat e tjera, duke evidentuar kontaktet e shumta qe ka patur me presidentin shkodran, pranon se nje gje e tille mund te jete me Vllaznine, pasi edhe oferta ka qene e pelqyeshme. “Une e falenderoj presidentin Fushaj per interesimin e vazhdueshem qe ka treguar ndaj meje, ne menyre qe une te behem pjese e kuqebluve. Megjithate, nuk mund te konfirmoj plotesisht ne perqindje, se sa jane mundesite te behem pjese e Vllaznie. Gjithsesi, gjithcka do te sqarohet shpejt, ndoshta pas tri-kater ditesh, kur ndoshta une mund te konfirmohem edhe si i Vllaznise”, ka perfunduar “Kepuca e Arte” shqiptare, Vioresin Sinani.

Sport Ekspres

Komentet