Nuk eshte vetem nje deshire, apo “enderr me sy hapur” e shkodraneve. Ardhja e Klodian Duros te Vllaznia eshte nje nga alternativat me te diskutuara te dy diteve te fundit. Lajmi behet i ditur nga burime brenda presidences se kuqebluve, kur theksohet se “ceshtja Duro” eshte rihapur perseri. Ne fakt, pas “goditjes” se pare, qe u dha ne faqet e gazetes “Sport Ekspres”, per “variantin Vllaznia” te Duros, pati zera qe e perforcuan argumentin e paraqitur, edhe pse ne ditet pasuese u fol se mesfushori perfundimisht mbetet “prone” e Tiranes. Por merkato keshtu e ka, gje qe nuk ndodh per here ta pare, kur nje futbollist, ndoshta atehere kur thuajse qind per qind mendohet te jete prone e nje skuadre, papritur “gdhin” ne nje skuader tjeter. Nje gje e tille mund te ndodhe edhe me Klodian Duron, te cilin, per hire te se vertetes, duhet pranuar se ne keto dy ditet e fundit e kane lakuar se tepermi ne qytetin verior. Madje, gjithnje sipas burimeve, qe nuk kane shume deshire te shfaqen publikisht, thuhet se edhe vete Duro e ka shprehur nje mundesi te tille.

Sinani, “magneti” i Duros

Nese flitet per nje rihapje te “ceshtjes Duro”, burimet theksojne se shkak eshte bere firmosja e bomberit shkodran, Vioresin Sinani, per skuadren kuqeblu. Dhe, ne nje fare menyre, Viori konsiderohet si nje “magnet” per thithjen e elbasanasit ne Shkoder. Kjo gje eshte vertetuar edhe nga bisedat e shumta telefonike, qe “Kepuca e Arte” ka realizuar ne dy ditet e fundit, sidomos pas momentit te firmosjes me Vllaznine. Dhe, pa diskutim, firma e Sinanit per ngjyrat kuqeblu e ka tunduar jo pak Klodin, per te cilin shume dite me perpara u pat deklaruar per nje oferte te klubit Vllaznia ne adrese te tij. Pas publikimit ne faqet e gazetes sone te ketij njoftimi, presidenti Fushaj, jo vetem qe nuk e kundershtoi, por e perforcoi edhe me teper, kur tha se “Klodian Duron do te kisha deshire ta merrja ne skuadren time, se bashku me te vellane e tij, Albertin”. Burimet shtojne se, krahas Vioresin Sinanit, nje pike tjeter referimi, qe po behet shtyse per ardhjen e Duros, eshte edhe shtatlarti i mbrojtjes shkodrane, Admir Teli. Rihapja e mundesise se veshjes kuqeblu te Duros ka ndezur atmosferen ne kampin shkodran. Nese do te behej realitet, ky do te ishte “bumi” i dyte per shkodranet, qe njeheresh do te shkaktonte “termetin” tjeter ne kampin e kampioneve, pas largimit te Sinanit. Ne nje rast te tille, skuadrat e tjera te kampionatit shqiptar duhet t’i bejnellogarite me ndryshe me Vllaznine. Gjithsesi, punet me Duron pritet te marrin rruge aty nga e marta, kur do te mesohet perfundimisht e ardhmja e tij me Vllaznine.

Sot, surpriza te tjera kuqeblu

Pas nje pushimi dyditor, sot kuqeblute i rikthehen fushes se stervitjes. Themi dyditor, sepse seanca e fundit, qe zhvilluan ata, ka qene ajo e paradites te se shtunes, kur aty nga ora 10:30 mbyllen ciklin stervitor te javes. Duke lene pas “ceshtjen Duro”, e cila pritet te marre rruge disi me vone, per vete problematiken qe mbart ne vetvete, kampi kuqeblu pritet te servire surpriza te tjera ne ditet e kesaj jave, te cilat mund te fillojne qe sot. Ne “loje” prej disa ditesh jane emrat e Delain, te Pocit, por edhe te Abilios, i shfaqur befas ne ditet e fundit, lojtare te cilet Vllaznia deshiron t’i kete ne perberjen e saj, pasi aftesite e tyre jane vleresuar nga ana e specialisteve shkodrane. Edhe pse dite pushimi ajo e djeshmja, per stafin shkodran nuk ka qene e tille, sepse kane vijuar te merren, qofte me “ceshtjen Duro”, por edhe me emrat e tjere, perfshire edhe ata qe permendem me lart. Burimet prane klubit shkodran bejne te ditur per “Sport Ekspres”, se dita e sotme pritet te sjelle ndonje surprize te kendshme ne lidhje me merkaton kuqeblu, kur ndonjeri prej emrave te lakuar mund te behet pjese zyrtare e listes se Vllaznise.

Komentet