Njeri prej protagonisteve te fitores se Vllaznise ishte edhe lojtari i kombetares U-21 Gilman Lika. Ai padyshim ishte dhe pjese kryesore e kualifikimit te skuadres shkodrane. Pas ndeshjes dhe fitores ndaj NK Zagreb, lojtari foli Ekskluzivisht per faqen tone (fkvllaznia.net) dhe Albaniasoccer.com  duke analizuar gjendjen ne ekip dhe objektivat per ndeshjet e ardhsme ne Intertoto si dhe ndonje ndryshim qe formacioni i skuadres mund te pesoje ne ditet ne vazhdim gjate periudhes se transfertave verore.

 - Jeni te gezuar per kete fitore?
Totalisht. Ndoshta edhe per vete faktin qe askush nuk e besonte kete kualifikim tonin.Perveq ambjentit te Vllaznise.
- Publiku u pergjigj shume mire. Ishte perkrahja e tyre nje ndikim pozitiv?
Padyshim. Tifozat shkodrane ishin te jashtezakonshem. Kane kenduar dhe brohuritur per 90 minuta. Atmosfera qe krijuan ishte mahnitese, e denje per nje ndeshje te madhe europiane. Ata na dhuruan ate qe ne shpresonim dhe ne iu pergjigjem me ate qe ata deshironin
Albaniasoccer.com - Pergjithesisht ju e dominuat ndeshjen. E menduat se do ishit kaq shume superiore ndaj kroateve?
Mund te them se e denim qe ne fushen tone do te luanim shume me mire se ne takimin e pare. Skuadren nuk e njihnim aq mire dhe nuk denim se si do te reagonin. Perveq 2 rasteve qe paten ne fillim te ndeshjes kroatet krijuan shume me pak se ne. Ne e dominuam krejtesisht ndeshjen dhe kjo na ndihmoi te siguronim kualifikimin.
- Por realizut vetem nje gol. Si e shpjegoni?
Eshte e drejte por most e harrojme qe ai gol na dha kualifikim(Qesh). Megjithate besoj se ishim pak te pafat ne realizimin e golave sepse aksionet  krijuam, por nuk patem saktesi per ti ekzekutuar pozitivisht
- Ketu hyn edhe shtylla qe goditet ju?
Mos ma kujto. Mu duk e pabesueshme qe portieri arriti ta prekte topin me gishtat e dores dhe e dergoj ne shtylle. Per pak centimetra me mohoi gezimin e golit ne nje ndeshje kaq te rendesishme. Por kryesorja eshte qe kaluam turin.
- Po per ekipin e Trabzonsporit qfare mund te na thoni?
Nuk kemi ndonje njohuri te madhe por dijme qe jane ekip me tradita dhe shum me i forte se Zagrebi.
- Dmth ju duhet nje angazhim shume me i madh?
Doemos. Qe te marten do te rifillojme stervitjen me seriozitetin dhe angazhimin maksimal. Nuk do te jete e lehte por ne do te japim çdo gje per te gezuar perseri tifozat dhe drejtuesat tane.
- Mendoni se do te kete perforcime te tjera per te arritur objektivat ne kampionat?
Deri tani presidenca ka operuar mire ne merkato. Ardhjet kane qene te rendesishme dhe besoj qe edhe keshtu jemi nje ekip i mire.
- Dmth nuk do te kete me blerje?
Kete nuk e di une dhe nuk me takon mua te shprehem. Keto jane probleme per te cilat interresohen trajneri dhe presidenca.
- Klodian Duro?
E shoh te veshtire qe Tirana te lejne te lire nje lojtar te tille.Nese do te vinte do te ishte nje blerje teper e rendesishme, sepse lojtare te tille bejne vetem te miren e nje ekipi. Por e perserise e shoh teper te veshtire ardhjen e tije.
- Faleminderit dhe do te flasim perseri pas kalimit te nje turit tjeter ne Intertoto.
Te lumte goja. Faleminderit si juve ashtu edhe lexuesave te shumte te faqes tuaj (www.fkvllaznia.net) dhe www.albaniasoccer.com , te cilen edhe une personalisht e lexoj rregullisht!
 
Intervistoi: Jetmir Nehani (www.fkvllaznia.net) dhe  Kel Naraçi (www.albaniasoccer.com)

Komentet