Klevis Dalipi e peson prej nje celulari. Numri 10 i Vllaznise nuk ka respektuar rregulloren e klubit per mbylljen dhe dorezimin e aparateve celulare perpara ndeshjes kunder Trabzonsporit dhe kjo i ka krijuar pezullimin, qe shume shpejt mund te shnderrohet ne perjashtim. Burime prane klubit shkodran bejne te ditur se ftohja ndermjet presidentit Fushaj dhe lojtarit ka filluar qe ne takimin e pare ne Zagreb, edhe ate dite Dalipi e ka mbajtur hapur celularin disa minuta perpara fillimit te takimit. “Te pakten ky eshte versioni zyrtar – tha nje ze prane stafit kuqeblu – per hir te se evrtetes ne akuzen e presidences nuk ka asnje fakt konkret, megjithate lojtari ka mbajtur hapur celularin dhe ketu kane nisur dyshimet”. Vetem kaq. Fushaj, nga ana tjeter zyrtarisht ben diplomatin: “Kemi mosmarreveshje financiare”, nderkohe qe Dalipi, celulari i te cilit ishte hapur para ndeshjes me Trabzon tani eshte i mbyllur. Per hir te se vertetes, palet nuk kishin firmosur kontrate per sezonin e ardhshem, pavaresisht se perpara fillimit te Intertotos kishin rene parimisht dakord. Dalipi tani eshte ne kerkim te nje skuadre tjeter. Ndoshta ne nje ekip ku mospopullimi i sulmit do t’i krijonte me shume hapesire dhe para. Ne Shkoder gjithsesi nuk do ta kishte te lehte. Me Kacin, Noren, Sukaj dhe Sinanin do kishte “lufte” per nje vend ne formacion. Ne Shkoder ka mbetur vetem shija e hidhur. Askush nga banoret e nje qyteti qe jeton me futbollin nuk dyshon te personaliteti i Dalipit. “Ai eshte shembulli qe duhet te jesh”, deklarojne tifozet shkodrane.

Vllaznia ben “pazar” te kampionet e Zetes, “dashuri malazeze”
Millan Radullovic dhe Dejan Markovic. I pari eshte 24 vjec, mban numrin 4 dhe luan ne qender te mbrojtjes tek kampionet e Malit te Zi. I dyti eshte 20 vjec, luan me skuadren U-21 te fqinjeve shkodrane dhe ne fushe qendron ne mesfushe ne rolin e organizatorit. Nje numer 10, gati gati si Dalipi. Per dy jave te dy do te luajne ne Champions me kampionen e Malit te Zi dhe me pas do te vihen nen urdherat e Joses ne Shkoder. “Jane te dy lojtare ne nje moshe qe ia vlen te investosh, vijne nga nje shkolle e disiplinuar si eshte ajo ish-jugosllave dhe mbushin dy boshlleqe te medha”, thone drejtuesit e klubit. Vijon stafeta, dy malazezet qe luajten sezonin e shkuar te Vllaznia tani jane pjese e Rabotnickit ne UEFA. Vllaznia tani synon Champions.

 

Dabulla e sheh veten larg, inati per “Sukajn” vazhdon

 Rastet nuk jane te ngjashme, e mgjithate ne thelb kane te njejten natyre. Sherr me drejtuesit. Nese Dabulla ka pasur konflikt me presidentin, Sukajt i ka mjaftuar nje grindje e papershtatshme me zv/trajnerin per te qene edhe ai i rrezikuar. I pari e sheh veten larg: “Deri ne fundjave zgjidhet e ardhmja ime – te thote – deri tani jane tre skuadra te tjera ku mund te firmos. Njera eshte kryeqytetase”. Skarcohen Tirana dhe Dinamo, kush mbet? “Eshte edhe Elbasani e Besa”, shton duke qeshur Dabi, duke mos dashur te tregoje asgje me teper. Por, me Fushajn asnje komunikim? “Jo, nuk kemi folur, te them te drejten nuk e di po me duket vetja shume larg Shkodres tani”.Sukaj ne mos eshte larg Shkodres, eshte larg fushes. Sepse atje prane skuadres kuqeblu vene bast qe presidenti eshte i irrituar kaq shume me 20?vjecarin sa ka pergatitur per te nje skualifikim qe shkon deri ne nje sezon. Megjithate pakkush beson qe do ta beje. Lojtari, per hir te se vertetes, e ka tepruar. Ne dhomat e zhveshjes ne Trabzon ka shfryre kunder te gjitheve dhe gjithckaje dhe ka ngritur tonet kunder Cungut, zevendestrajnerit. Per hir te mbrojtjes se autoritetit te stafit edhe presidenca e ka te veshtire ta lere me kaq. Derisa vete lojtari te kerkoje falje. Ne mos e ka bere...Kjo Vllazni eshte e tera e habitshme. Intertoto vleu nga ana sportive, por brenda 4 javeve europiane ka pasur 3 ceshtje disiplinore. Fushaj betohet se gjithcka ka qene e paster, por pezullon Dalipin e Dabullen per dyshim, nderkohe qe edhe Sukaj ngre zerin. Nuk eshte aq qetesi sa duket.

Komentet