Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Ruzhdi Bizhuta midis skuadrave të Elbasanit dhe Vllaznisë ka përfunduar me rezultatin e bardhë pa gola. Vendasit ishin më superiorë dhe e kërkuan golin deri në fund, por nuk arritën ta gjenin. Topin e pare e shkelmoi Ilirjan Filja, aktualisht zevendes trajner i skuadres verdhe blu. Fillimi i lojës ishte i vrullshëm për verdhblutë të cilët ishin më insistues në lojën e tyre. Në minutën e 20-të kapiteni Julian Ahmataj do të dëmtohej dhe do të linte fushën e lojës dhe në vend të tij do të futej Gentian Stojku i cili la shumë për të dëshiruar në lojën e tij duke shpërdoruar raste fatale.

Në pjesën e parë Vllaznia nuk arriti të bënte asnjë gjuajtje në portën e Ilion Likës i cili zhvilloi takimin e pare si portier i Elbasanit pas aktivizimit te tij me dinamon. Pjesa e dytë ishte me e balancuar pasi dhe ekipi mik filloi të shikonte më shumë drejt sulmit. Një gjuajtje nga rreth 37-metra e Albert Kaçit për pak sa nuk përfundon në rrjet, por Lika ka bërë mrekullinë duke e përcjellur topin në goditje këndi. Verdheblutë kundërpërgjigjen menjëherë me anë të Eriol Merxhës i cili ka falur miqtë pasi me portën e boshatisur e nxjerr topin jashtë. Xhevahir Sukaj i cili hyri ne loje ne pjesen e pare ne vend te te demtuarit Arlind Nora, shenoi nje gol "alla maradona" i cili nuk u quajt i vlefshem nga gjyqtari kryesor i takimit i cili e ndeshkoi me karton te verdhe. Debutime per dy lojtaret, Nikola Karchev, Arsim Plepolli, respektivisht te ardhur nga kampionatet e vendeve fqinje, Maqedoni dhe Kosove. Vapa pati ndikimin saj në zhvillimin e lojës, megjithëse arbritrat e ndaluan lojën dy herë nga njëherë në secilën pjesë për shkak të vapës të madhe. Në përfundim të 90-minutave ekipet ndahen në paqe.

Elbasani – Vllaznia 0-0

Gjyqtare - Sokol Jareci (Tirane), Fatmir Elezi (Durres), Ergin Doda (Tirane)
Elbasani - Ilion Lika, Armando Mehmetaj, Stavrion Lako, Nikola Karchev, Fisnik Papuçi, Erjol Merxha, Shpëtim Babaj, Julian Ahmataj, Ilir Nallbani, Arsim Plepolli, Fjodor Xhafa . Trajner - Krenar Alimehmeti
Stol- Dushku, Arjan Sheta, Dalipi, Ardian Nuhiji, Renato Hyshmeri, Gentian Stojku
Vllaznia- Armir Grima, Admir Teli, Sasa Delain, Elvis Kraja, Franc Ahi, Simo Ghislain Tanko Rostand, Leandro Gil Miranda Da Silva, Gilman Lika, Albert Kaçi, Arlind Nora, Vioresin Sinani. Trajner - Mirel Josa
Stol - Olti Bishani, Arsen Beqiri, Saidi Guri, Arjon Hoti, Xhevahir Sukaj,
Kartona te verdhe - Nikolla Karchev / Xhevahir Sukaj
Zevendesimet – 16 min Gentian Stojku hyn - Julian Ahmataj del, 34 min Xhevahir Sukaj hyn - Arlind Nora del

albaniasoccer.com

Komentet