Të mërkurën, më 21 tetor 2009 (14:30), do të luhen ndeshjet e turit të parë të edicionit të 58-të Kupës së Shqipërisë. 32 skuadrat, në gjirin e të cilave janë 12 ekipe të Kategorisë Superiore, 16 të Kategorisë së Parë dhe 4 nga Kategoria e Dytë, që janë fitueset e dala nga dy turet e para paraeliminatore.

32 skuadrat janë ndarë në dy grupe, A dhe B, me nga 16 skuadra secila, në bazë të një skeme të paracaktuar. Ekipet e renditura me numër tek nga Kategoria Superiore te e Dyta (1, 3, 5, etj) ndodhen në grupin A, ndërsa ato të renditura me numër çift (2, 4, 6, etj.) ndodhen në Grupin B.

Koka e serisë në Grupin A është Tirana, ndërsa kryeskuadra në grupin B është Vllaznia (si nënkampione e vendit).

Kështu, në Grupin A, Luzi i Kategorisë së Dytë do të presë Tiranën, kampionen në fuqi të Shqipërisë (Kategoria Superiore), ndërsa në Grupin B, Vllaznia do të udhëtojë në Berat për t’u ndeshur me Tomorin e Beratit, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë, Grupi i Jugut.

Në bazë të kësaj logjike janë përcaktuar edhe çiftet e tjera në të dyja grupet.

Ndeshjet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshja e parë luhet në fushën e skuadrës të renditur më dobët.

Fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë është Flamurtari. Partizanit është skuadra që e ka fituar më shumë herë atë, 15-herë.

Kupa e Shqipërisë, Turi i parë
21.10.2009/ 04.11.2009
 
Grupa  A
 
Nr    Ndeshjet                Data        Ora
1    Luzi-Tirana            21.10.09    14.30
2    Mamuras-Dinamo            21.10.09    14.30
3    Memaliaj-Shkumbini         21.10.09    14.30
4    Pogradeci-Besa            21.10.09    14.30
5    Besëlidhja-Laçi            21.10.09    14.30
6    Sopoti-Kastrioti            21.10.09    14.30
7    Turbina-Bylis            21.10.09    14.30
8    Burreli-Lushnja            21.10.09    14.30


Grupi   B
 
Nr    Ndeshjet                Data        Ora
1    Tomori-Vllaznia            21.10.09    14.30
2    Vlora-Teuta            21.10.09    14.30
3    Gramshi-Flamurtari        21.10.09    14.30
4    B.Sport-Apollonia        21.10.09    14.30
5    Skrapari-Skënderbeu        21.10.09    14.30
6    Luftëtari-Gramozi        21.10.09    14.30
7    Ada-Partizani            21.10.09    14.30
8    Kamza-Elbasani            21.10.09    14.30

Komentet