Vllaznia e nje pjese te madhe titullaresh ka fituar dje pa probleme kunder Tomorit te Beratit ne ndeshjen e kthimit te Kupes se Shqiperise. Rezultati 5-1 I eshte shtuar atij 4-0 te arritur nga shkodranet ne Berat, ne ndeshjen e pare. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu (Lucci kishte udhetuar per nje vizite blic ne vendin ku banon, Austri) eshte prezantuar me nje pjese te madhe titullaresh. Mungonin vetem portieri Grima, Mrvaljevicc (qe eshte kursyer per shkak se nuk do te luaje as ne Korcce) dhe Sinani. Trajneri Lucci e kishte vendosur me pare kete gje, per te provuar lojtaret dhe skemat per ndeshjet e kampionatit. Takimi, ka nisur menjehere me gol. ne minuten e peste, Vllaznia fitoi nje 11-te metersh me talentin e saj Bala. Do ta ekzekutoje mesfushori Shtubina qe nuk ka probleme per te realizuar. Futbollisti I ri qe shpertheu sezonin e kaluar te kuqeblute, dy minuta me vone ka shenuar dhe golin e dyte per ekipin e tij. ai eshte autori I nje gjuajtje te bukur nga hyrja e zones. Duket se do te jete ndeshja e lojtarit te krahut te majte te mesfushes shkodrane, pasi edhe goli I trete I ekipit mban firmen e tij. Ky gol shenohet ne te 39’ dhe realizohet me koke, nje gje e rralle per te duke qene se eshte shtatshkurter. 3-0 mbyllet pjesa e pare e takimit. Vijojne 15’ te qete ne fillimin e pjeses se dyte, derisa mbrojtesi I krahut te djathte Ardit Beqiri. Futbollisti ka goditur saktesisht nga rreth 18 metra. Me pas gjithccka eshte e bere e merzitshme ne fushen e lojes pasi per minuta e minuta te tera ka vetem qarkullim te topit por jo raste per te shenuar. Fundi I takimit ka “zgjuar” tifozet me dy gola, nga nje per secilin ekip. Kane qene me pare miqte qe me ane te Agalliut kane shenuar golin e ashtuquajtur “te flamurit”. Sulmuesi, pas nje veprimi te bukur personal gjen edhe bashkepunimin e portierin, Bishani per te pershendetur porten. Ne fund do te kishte lavdi edhe per te riun Ansi Nika, i cili me koke ka kthyer ne gol nje kros te Bales. 5-1. dy takimet perfundojne me rezultatin e pergjithshem 9-1. ne Kupe Vllaznia ecen, po ne kampionat…?!

s.ekspres

Komentet