0

Cungu: S’është ndeshja e sezonit, por Luftëtari duhet mundur!

Sot nė Shkodėr do tė luhet takimi Vllaznia-Luftėtari, i cili pritet tė pėrcaktojė shumė gjėra, sa i takon fatit tė vendit tė katėrt. Nė opinion konsiderohet ndeshja e sezonit pėr kuqeblutė, qė me njė fitore tė mundshme mund tė arrijnė objektivin qė i kanė vėnė vetes. Por trajneri Armando Cungu mendon krejt ndryshe. Ai nuk e konsideron “ndeshje pėr jetė a vdekje”, por thjesht njė pėrballje tė radhės, qė duhet fituar: “Unė nuk do ta quaja ndeshje tė sezonit kėtė pėrballjen me Luftėtarin. Natyrshėm, ekziston dėshira e madhe pėr tė marrė vendin e katėrt nė renditje, nisur nga rrethanat qė na erdhėn nė kėtė fundkampionati. Duke folur nė aspektin profesional, jam shumė i kėnaqur me ecurinė e ekipit, sepse pas 6 vitesh nuk e kemi diskutuar kurrė mbijetesėn, madje erdhėm nė njė moment pėr tė kėrkuar edhe Europėn. Besoj se ky ėshtė njė progres i dukshėm, ky ėshtė njė realitet, paēka se dikujt nuk i pėlqejnė kėto gjėra dhe nuk duan t’i marrin parasysh.

Cungu: S’ėshtė ndeshja e sezonit, por Luftėtari duhet mundur!