0

Zyrtare: Xhevahir Sukaj firmos për Vllazninë

Zyrtare: Xhevahir Sukaj firmos për Vllazninë

Ajo qe pritej tashme eshte bere realitet. Sulmuesi Xhevahir Sukaj sapo ka firmosur per ekipin e Vllaznise. Nje gje e tille eshte bere e ditur ne faqen zyrtare te klubit shkodran ne te cilen shkruhet: ?Vllaznia bën realitet përforcimin e parë në merkaton e janarit. Ashtu siç pritej, firma e parë e hedhur në kontratë ka qenë ajo e sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj. Lojtari pak minuta më parë ka firmosur kontratën e re bashkë me administratorin Astrit Gjyrezi, kontratë që e lidh atë me klubin tonë deri më 31 maj të këtij viti.

Vllaznia tenton një kampion

Vllaznia tenton një kampion

Vllaznia tenton një kampion4:54 pm 31 Dec 2017 Ernest Gjoka, trajneri i Vllaznisë, kërkon ta përforcojë ekipin e tij për pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që së bashku me drejtuesit e klubit po punon që të afrojë në merkato lojtarët e duhur. Në mbrojtje janë disa emrat që kërkohen, por edhe për mesfushën priten lojtarë dhe tashmë në skenë ka dalë emri i brazilianit Zhan Karioka, që në verë u largua nga Kukësi.

Vllaznia i jep lejekalimin Hasanit dhe i merr miliona lekë

Edon Hasani ka arritur më në fund akordin me drejtuesit e Vllaznisë që t?i japin lejekalimin për të luajtur në Iran, ku ka firmosur te skuadra e Sepahanit për një vit e gjysmë dhe do të përfitojë 100 mijë euro në sezon. Por, pengesë për një transferim të tillë ishte bërë klubi shkodran me të cilin Hasani ka një kontratë. Mesfushori ishte një nga lojtarët më të paguar te kuqeblutë, pasi përfitonte një pagë prej 4 milion lekësh në muaj.

Vllaznia i jep lejekalimin Hasanit dhe i merr miliona lekë