Ahi: Mos u ngut o Partizan!
Para Likes, Sukajt, Canit, Tafilit, Bishanit e ndonje tjeteri te brezit me te fundit, Franc Ahi, se bashku me Hotin e Arsen Beqirin jane nje treshe, qe kane qene pjese e formacionit kuqeblu te viteve te fundit. Edhe ne kete sezon, Ahi eshte i preferuari i Joses, teksa ka luajtur ne dy ndeshjet e para te kampionatit, nderkohe qe edhe dy te tjeret vazhdojne te jene alternativa per trajnerin e kuqebluve. Pasi kane kaluar nje jave pergatitore intensive ne fushen sportive te Shtojit, ku nuk kane munguar edhe ditet me dy seanca, skuadra futet sot ne javen stervitore anti-Partizan. Fundjava e kaluar eshte mbyllur me nje miqesore ne transferte, me komshinjte modeste pukjane, te cilet kane perfituar nga rasti qe ta kthejne ngjarjen ne nje feste, duke e lidhur edhe me perurimin e stadiumit te ri.