Lajmet e fundit

Cicmil drejt rikuperimit. Ndaj Teutës, i gatshëm për lojë

Mbrojtësi Stefan Cicmil është drejt rikuperimit përfundimtar dhe, që në ndeshjen e ardhshme, ndaj Teutës, mund të jetë i gatshëm për lojë. Ky është një lajm i mirë për stafin teknik, sepse po hyhet në një fazë shumë interesante të kampionatit dhe tashmë duhet një kontigjent sa më i plotë lojtarësh. Malazezi u dëmtua në ndeshjen e parë të këtij viti, atë ndaj Kukësit për kampionat, në Shkodër, pikërisht 5 minuta para përfundimit të lojës. Mjekët konstatuan një zgjatje të ligamentit të gjurit dhe i këshilluan një muaj pushim.

Cicmil drejt rikuperimit. Ndaj Teutës, i gatshëm për lojë
Cungu: Mjaft me akuza, ndaj Skënderbeut për fitore

Cungu: Mjaft me akuza, ndaj Skënderbeut për fitore

Vllaznia do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e radhës në kampionat ku do të përballet me Skënderbeun. Kjo ndeshje është përshirë nga një lumë akuzash dhe aludimesh në lidhje me një marrëveshje të mundshme mes skuadrave, por trajneri Cungu mohj gjithçka. Kreu i pankinës shkodrane shprehet se skuadra e tij do të kërkojë vetëm fitoren në këtë ndeshje. Ja deklarat e Cungut në konferencënpër shtyp:

MADZAR: VLLAZNIA OBJEKTIV VETËM FITOREN NDAJ KORABIT

Takimi i djeshëm i tifozëve të Vllaznisë me futbollistët dhe stafin teknik, nuk duhet konsideruar as protestë dhe as revoltë por mbështetje për skuadrën. Kështu e ka komentuar për mediat drejtori sportiv i klubit shkodran Eugent Zeka atë çfarë ndodhi në stërvitjen e djeshme të kuqebluve. Sipas tij, fakti që tifozët janë pranë Vllaznisë në këtë moment, ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër.

MADZAR: VLLAZNIA OBJEKTIV VETËM FITOREN NDAJ KORABIT
Prezantohet Elis Bakaj. Nuk kam ardhur për të kaluar rradhën

Prezantohet Elis Bakaj. Nuk kam ardhur për të kaluar rradhën

Vllaznia ka bërë realitet sot marrjen e një tjetër lojtari cilësor. Bëhet fjalë për Elis Bakajn, i cili ka firmosur për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në fund të këtij sezoni. Një marrëveshje e cila është mbyllur me sukses pas shumë negociatash nga drejtuesit e klubit me lojtarin i cili kishte edhe oferta të tjera por në fund është bindur për t'u veshur kuqeblu. Pas hedhjes së firmës në kontratë, Bakaj është prezantuar para gazetarëve nga drejtori sportiv i klubit Eugent Zeka.