Vllaznia fiton ne mes te Tiranes
Vllaznia ka marre nje fitore me shume vlera perballe rivales te saj te hershme Tiranes, me rezultatin 2-1. Golat e Gocaj dhe te Gurishtes kane gezuar tifozet kuqeblu.
Vllaznia ka marre nje fitore me shume vlera perballe rivales te saj te hershme Tiranes, me rezultatin 2-1. Golat e Gocaj dhe te Gurishtes kane gezuar tifozet kuqeblu.
Është mbyllur në barazim pa gola sfida e fundit e javës së 26-të mes Vllaznisë dhe Teutës. Një ndeshje në të cilën protagonist kryesor ka qenë fati, pasi shkodranët kanë goditur dy herë shtyllën, fillimisht në minutën e 5-të me Bakajn nga pika e bardhë e penalltisë, e më pas në minutën e dytë shtesë.
Një Vllazni super e motivuar ndaj Lacit, në përplasjen direkte të “Loro Boricit”. Vetëm një pikë ndaj këtij kundërshtari në 9 takimet e fundit në kampionat që nga 2013-ta, një tabu për t’u thyer për objektivin mbijetesë.
Vllaznia ka marre 1 pike me vlere, duke barazuar pa gola kunder ekipit te Luftetarit te Gjirokastres. Te dy ekipet e kane filluar me te njejten modul 4-2-3-1 dhe kerkojne qe ne fillim ti imponohen njera tjeres.
Fitorja ndaj Korabit shërbeu për ti dhënë pak frymëmarrje Vllaznisë në garën për mbijetesë. Pas dy sukseseve radhazi në kampionat, tashmë shkodranët janë përballë një testi mjaft të vështirë, ndaj Skënderbeut.
Pas humbjes ndaj Partizanit, Armando Cungu për SuperSport u shpreh: “Humbja na zhgënjen, sepse është disfata e dytë rresht dhe përsëri e pësojmë në fund. Është edhe mungesë përqendrimi e jona. Megjithatë, unë nuk mund ta qortoj skuadrën, lojtarët kanë dhënë më të mirën dhe kaq është maksimumi i kësaj Vllaznie. Duhet të vihemi në lëvizje të gjithë, sepse është një moment delikat.” “Nëse në dy fazat e para ecëm më mirë, kjo ka ardhur edhe për faktin se lufta nuk ishte kaq e egër sa tani. Nuk ndërtuam ndonjë skuadër të nivelit të lartë dhe e kam thënë gjithmonë që duhet kujdes dhe të qëndrojmë sa më larg fundit të tabelës, sepse është një kampionat shumë i vështirë.”