Kupa e Shqiperise

TAFILI: GOLI I SHKËLQYER? E RËNDËSISHME ISHTE FITORJA E EKIPIT

Një gjuajtje e shkëlqyer nga jashtë zone, ka bërë që topi të përfundojë në rrjetën e portës së Teutës dhe jo vetëm kaq. Kjo kryevepër i dha fitoren Vllaznisë dhe po ashtu, hodhi edhe një hap të rëndësishëm për kualifikimin në turin tjetër të Kupës. Alsid Tafili është i kënaqur natyrisht për këtë gol por nuk ka dëshirë të ndalet në aspektin personal. Në një prononcim për mediat, ai shprehet se ishte një fitore e rëndësishme për skuadrën. "Një ndeshje e rëndësishme, një fitore e rëndësishme për skuadrën tonë,për synimet dhe objektivat që ka klubi si për mesin e tabelës në kampionat, por edhe në kupë këtë vit sepse mund të kapim Kupat e Europës nëpërmjet saj. Për këtë duhet të japim maksimumin edhe në ndeshjen e kthimit që në fillim të kalojmë këtë tur dhe pastaj të mendojmë edhe për ndeshjet e tjera"- thotë Tafili.

TAFILI: GOLI I SHKËLQYER? E RËNDËSISHME ISHTE FITORJA E EKIPIT

Bicaj: Ndaj Teutes fitore dhe kualifikim

Të mërkurën në orën 14.00 Vllaznia luan në “Loro Boriçi” ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë duke pasur përballë skuadrën durrsake Teuta. Në pritje të këtij ballafaqimi tekniku Cungu pati në dispozicion tre seanca stervitore, ku e fundit ishte ajo e zhvilluar mesditen e së martes në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”. Një ditë përpara kësaj sfide e cila ka rëndësinë e vetë në lidhje me objektivat që skuadra kuqeblu ka edhe në këtë kompeticion, qëndërmbrojtësi shtatlartë i Vllaznizsë, Ditmar Bicaj u shpreh optimist për një rezultat pozitiv, i cili do t’i hapte kuqebluve rrugën për kualifikimin në gjysëmfinale dhe pse jo më pas për të pretenduar edhe më tej në fitimin e këtij trofeu.

Bicaj: Ndaj Teutes fitore dhe kualifikim