\"Ndoshta është e vërtetë që kemi shfaqur disa probleme të veçanta, sidmos në ndeshjen ndaj Bylisit. Por në ndeshjen ndaj Kastriotit, ne arritëm të mbajmë rrjetën e paprekur. Mund të ketë patur gabime individuale, por si mbrojtës reaguam dhe mbrojtëm njëri-tjetrin duke mos pësuar. Gjithsesi ne duhet të punojmë më shumë. Mbrojtja është një repart shumë i rëndësishëm për një skuadër. Unë personalisht jam munduar të bëj maksimumin tim për t’i shërbyer skuadrës për të arritur rezultatin.
\"Vllaznia e ka nisur shumë mirë sezonin e ri futbollistik. Rëndësi ka që jemi në rrugë të mbarë dhe ne synojmë titullin kampion\". Kjo është bindja e bomberit shkodran, Vioresin Sinani. i njohur me nofkën \"Ujku\" ai ka arritur që të gjejë formën e tij më të mirë këtë sezon te Vllaznia, pas një viti të trazuar, atë të kaluarin. Ai është aktivizuar si zëvendësues nga trajneri Mojash Radonjiç, por lojtari ka arritur që ta thotë fjalën e tij.
Merkatoja e Vllaznisë ka dhuruar edhe një tjetër surprizë ditën e djeshme. Drejtuesit kuqeblu kanë federuar brenda afatit të fundit të mbylljes së merkatos edhe një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për serbin Vladimir Jasiç, i cili ka mbërritur në Shkodër pasditen e së hënës. Ai luan si mbrojtës i majtë, 26 vjeç dhe 1.84 m i gjatë. Me të shkodranët kanë mbyllur dhe merkaton.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Skenderbeu | 6 |
| 2 | Flamurtari | 6 |
| 3 | Laci | 4 |
| 4 | Elbasani | 4 |
| 5 | Vllaznia | 4 |
| 6 | Dinamo | 3 |
| 7 | Kastrioti | 2 |
| 8 | Tirana | 1 |
| 9 | Shkumbini | 1 |
| 10 | Teuta | 1 |
| 11 | Bylis | 0 |
| 12 | Besa | 0 |
| Kastrioti | 0 | - | 0 | Vllaznia |
| Vllaznia | - | Laci |
| Martini: Kemi probleme në mesfushë e sulm |
Tajneri Edi Martini ka mbetur i kënaqur nga loja e lojtarëve të tij ndaj 19-vjeçarëve. Reparti i mbrojtjes është ai që ka marrë vlerësime pozitive. Ndërkohë, repartet e tjera sipas numrit një të pankinës shkodrane nuk kanë qenë në nivelin e tij të kërkuar. Reparti i mesfushës dhe ai i sulmit nuk kanë bindur shumë. “Përgjithësisht jam i kënaqur nga loja e ekipit. Natyrisht që kemi shumë për të punuar sidomos në repartin e mesfushës dhe të sulmit. Ndërkohë, që mbrojtja është në nivele të kënaqshme”, ka thënë tekniku shkodran. Në lidhje me afrimet e lojtarëve për provë, ai është shprehur me nota pozitive për mesfushorin Miroviç. “Përderisa e kemi akoma në provë nuk mund të themi asgjë konkrete. Gjithsesi, mesfushori Miroviç është duke u paraqitur mirë, ndonëse nuk është akoma në nivelin e tij më të mirë. Ndërsa për të tjerët të shohim në ditët në vijim”, ka shtuar Martini. Përsa i përket afrimeve të reja, numri një i pankinës shkodrane nuk e ka mohuar një fakt të tillë, por ai thekson se është duke menduar një formacion me grupin aktual të lojtarëve. “Akoma nuk e kemi mbyllur merkaton, sidomos me afrimet. Natyrisht, presim afrime të tjera. Por, unë jam duke u përqendruar vetëm me lojtarët aktualë. Gjithsesi, deri në fund të merkatos së janarit kemi kohë edhe për disa veprime të tjera”, ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, duke e lënë gjithçka të hapur për afrime dhe largime të reja.
s.ekspres