Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Nė ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme nė Ulqin, Vllaznia ka arritur tė fitojė 3-2 ndaj ekipit tė Kukėsit. Golat pėr skuadrėn shkodrane janė shėnuar nga Hajdari, Erkoēeviē dhe Karakaēi. Nė fakt kanė qenė kukėsianėt ata qė kanė kaluar dy herė nė avantazh dhe nė tė dy rastet rezultati ėshtė barazuar nga shkodranėt. Pjesa e parė ka pėrfunduar me rezultatin 1-0 pėr Kukėsin. Mė pas ka qenė Hajdari ai qė ka barazuar rezultatin fillmisht, mė pas sėrish gol kukėsianėt dhe pėrsėri barazim nga Erkoēeviē ndėrsa golin e fundit tė ndeshjes e ka shėnuar mesfushori Karakaēi.
Vllaznia e ka humbur miqėsoren e sotme tė luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja ėshtė luajtur nė orėn 13.00 nė njė nga fushat e kompleksit sportiv nė tė dalė tė qytetit turistik tė Budvas. Trajneri Vata edhe nė kėtė ndeshje, aktivizoi tė njėjtėt futbollistė si nė ndeshjen miqėsore tė para tre ditėve me Prishtinėn. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit tė afrikanit Singbo nė qendėr tė mbrojtjes nė vend tė brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Sinani, te Besa për 200 golat |
Vioresin Sinani është zyrtarisht futbollist i Besës. Është kjo lëvizja më e bujshme e merkatos së janarit në kampionatin shqiptar të futbollit. Sulmuesi shkodran, i njohur si ikonë e Vllaznisë gjatë viteve të fundit, u transferua te skuadra kavajase pas një marrëveshjeje mes dy presidentëve Valter Fushaj dhe Nexhat Bizhdili. Pjesë e kësaj marrëveshjeje është shkëmbimi i Sinanit kokë më kokë me mbrojtësin Liridon Leci. Sinani tashmë kërkon të shikojë përpara, pa e kthyer kokën pas, edhe pse nuk mundet të shmangë nostalgjinë për skuadrën e vendlindjes së tij, ndarja me të cilën erdhi në një mënyrë jo të shumë pëlqyeshme. Dita e djeshme ka shënuar edhe prezantimin e ish-bomberit të Vllaznisë, Tiranës, kroatëve të Varteksit dhe turqve të Kayserisporit në gjirin e verdhezinjve. “Jam shumë i kënaqur që jam këtu, u shpreh menjëherë më pas Sinani. Ndiej që do të luaj në një skuadër jo të panjohur, pasi disa prej lojtarëve i kam miq prej shumë kohësh. Kam respekt të veçantë edhe për trajnerin Shpëtim Duro, i cili punon me profesionalizëm. Kjo ma lehtëson ambientimin me ekipin e ri”. Por sulmuesi nuk mundet të shmangë sqarimet në lidhje me largimin e papritur nga Vllaznia, edhe pse kishte një kontratë që skadonte në muajin qershor të këtij viti. “Vllaznia është skuadra ime e zemrës dhe kontrata ime ishte e vlefshme deri në fund të sezonit. Por vendosa që të largohesha për arsye të ndryshme, që kanë të bëjnë me paraqitjet jo të mira të skuadrës në këtë fillimsezoni e deri te kërkesa e klubit për të më ulur rrogën. Unë nuk isha dakord me këtë propozim të klubit, prandaj vendosa që mos ta pranoj, gjë që solli edhe largimin tim”. Për momentin ende nuk janë bërë të njohura detajet financiare të marrëveshjes që çoi Sinanin nga Shkodra në Kavajë. Por duket se kjo ka qenë oferta më joshëse për ish-bomberin e Kategorisë Superiore. “Besa mendoj se për mua është zgjedhja e mirë e mundshme që kisha në dorë dhe tani i përkas këtij ekipi, ka theksuar Sinani. Kam raporte të mira me presidentin Bizhdili, i cili më ofroi kushte shumë të mira për të ardhur këtu. Kjo është skuadra ku unë mendoj se do të ndihem mirë”. Paraqitja e Sinanit te Vllaznia gjatë kësaj gjysme të parë të sezonit ka lënë për të dëshiruar, vetëm një gol i shënuar në 17 javë kampionat. Sulmuesi pohon se në këtë paraqitje kanë ndikuar shumë faktorë. Dëmtimet e shpeshta e kanë penguar të jetë në formën më të mirë. Por ai premton se pjesa e dytë e sezonit do të jetë krejtësisht ndryshe. Ndërkohë që Besa ka pasur probleme pikërisht në raportin e sulmit dhe te shkodrani shikon rrugëdaljen. Vetë Sinani kërkon të tregohet modest: “Unë do të bëj maksimumin tim për të bërë më të mirën për skuadrën time të re, por nuk mund të them se do të jem unë shpëtimtari. Lojtarët që Besa ka në dispozicion japin garanci se së bashku do të mund të realizojmë objektivat e klubit”. Sinani është një bomber race. Në karrierën e tij numëron 192 gola të shënuar në ligën elitare të futbollit shqiptar, gjë që e bën atë edhe golashënuesin më të mirë në aktivitet. Arritja e kuotës së 200 golave në Superiore tashmë mbetet një objektiv i Sinanit, i cili do të duhet të realizohet me bluzën e Besës. Shoku i tij i sulmit te kavajasit do të jetë një ndër golashënuesit, Daniel Xhafaj, i cili gjithashtu shpreson të dalë nga kriza e shënimit të golit, që e ka munduar në gjysmën e parë të sezonit.