Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin, Vllaznia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj ekipit të Kukësit. Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Hajdari, Erkoçeviç dhe Karakaçi. Në fakt kanë qenë kukësianët ata që kanë kaluar dy herë në avantazh dhe në të dy rastet rezultati është barazuar nga shkodranët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Kukësin. Më pas ka qenë Hajdari ai që ka barazuar rezultatin fillmisht, më pas sërish gol kukësianët dhe përsëri barazim nga Erkoçeviç ndërsa golin e fundit të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Karakaçi.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Kraja : “Ndaj Shkumbinit do të jem i gatshëm” |
Blerja e parë e Vllaznisë, Ervis Kraja është treguar shumë optimist për aktivizimin e tij në ndeshjen ndaj Shkumbinit. I dëmtuar që në ndeshjen e tij të parë miqesore me shkodranët, Kraja mesa duket është përmirësuar ndjeshëm. Qendërmbrojtësi shkodran ka thyer hundën në një përplasje me portierin Vujadinoviç. Ndryshe nga ajo qe pritej lojtari është rikuperuar menjehere ne pak dite, duke u stërvitur me ekipin. Vetë Kraja ka theksuar se me anën e një maske që do të vendosë në fytyre, ai do të jetë i gatshëm të luajë ndeshjen e tij të parë me kuqeblutë për këtë sezon, te dielen. Madje ai është optimist se ekipi do të arrijë (edhe me ndihmen e tij) një rezultat pozitiv ne Peqin. Përsa i përket gjendjes së tij shëndetesore, mbrojtësi shkodran, shprehet: “Unë pësova një dëmtim, shumë të shpejt me Vllazninë. Por kjo nuk më ka ndalur aspak deshiren qe kisha per te kontribuar dhe kam arritur të rikuperohem menjehere. Pas pak ditësh pushim, kam dalë në stërvitje me ekipin. Në fakt, thyerja e hundës është e rëndë, por mua nuk me ka penguar që të riaftësohem”, ka thëne Kraja. Në lidhje me aktivizimin e tij ndaj skuadrës së Shkumbinit, Kraja premton se do të bëjë më të mirën e tij. “Unë mendoj se do të jem i gatshëm ndaj Shkumbinit. Sipas konsultes qe kam pasur me stafin mjekesor, unë do të vendos një maskë, e cila do të më mundësojë që të luaj pa probleme. Në qoftë se aktivizohem, unë do të mundohem të bëj më të mirën time, për të arritur një rezultat pozitiv. Në fakt unë kam besim tek grupi dhe do të zhvillojmë një lojë shumë të mirë”, ka përfunduar qendërmbrojtësi i skuadrës shkodrane, i ardhur si një ndër përforcimet kryesore tek ky ekip, ne janar.