Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 1725 vizitorë.


Aktualisht ndodhen 9 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Dinamo57
2 Besa40
3 Tirana35
4 Laci34
5 Shkumbini31
6 Teuta31
7 Apolonia30
8 Vllaznia27
9 Kastrioti26
10 Skenderbeu24
11 Flamurtari24
12 Gramozi19

Ndeshjet e fundit

Java e 1
10 mars 2010 - 14:00

Shkumbini0-0Vllaznia

Java 2
14 mars 2010 - 14:00

Vllaznia-Laci

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

Fushaj: Të përjashtohen Kotherja e Taullau!   


Pas ndeshjes, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, është shfaqur shumë i nervozuar me gjykimin e ndeshjes. Dy 11 metërsha të mosdhënë për vendësit kanë bërë që shkodranët të kalojnë në “kundërsulm”. “Që para ndeshjes kam qenë shumë i revoltuar me gjyqtarët. Kam pasur sinjalizime se ata kishin ardhur në Shkodër me qëllim për ndëshkim të Vllaznisë. Vetë ardhja e Plarent Kotherjes ma shtonte dyshimin për këtë. Pikërisht për këtë arsye, kam dërguar drejtorin e klubit para ndeshjes dhe e ka sinjalizuar për këtë gjë Kotherjen, por ky i fundit ka garantuar se me gjykimin nuk do të kishte asnjë problem.

Në fakt, rezultoi e kundërta. Në fund të pjesës së parë, Bala pengohet dukshëm brenda zone dhe gjyqtari Taullau nuk jep penallti, kur rezultati ishte 1 0. Edhe në fillimin e pjesës së dytë kemi një ndërhyrje të rëndë ndaj Shtubinës në hyrje të zonës dhe gjyqtari nuk jep jo vetëm penallti, por as faull, kur duhej të kishte edhe karton për lojtarin e Laçit. Pa harruar edhe një prekje të topit me dorë në fund sërish nga kundërshtarët. Kam qenë unë ai që kam ngritur zërin kohët e fundit për largimin e Kotherjes si shef arbitrash dhe caktimin e zëvendësit të tij nga Liga që kemi në mendje të krijojmë.

Pikërisht nga kjo gjë ai tashmë gjen mundësinë të reagojë dhe të marrë hak. Më duket shumë e çuditshme se si në çdo ndeshje që gjykon Taullau, është edhe Kotherja prezent. Të paktën 10 pikë na janë mohuar në këtë kampionat nga arbitrat. Kërkesa jonë është e qartë: Nëse njëri nga tri rastet që ne protestojmë për 11 metërsh, rezulton i drejtë, ne do të kërkojmë të përjashtohen shefi i arbitrave, Plarent Kotherja, dhe arbitri Artan Taullau,” - është shprehur mbrëmë Fushaj.

Shkodranët gabojnë sërish, teksa “play-out”-i ka filluar të mendohet seriozisht nga tifozët

Vllazni zhgënjyese, Laçi e mund edhe në Shkodër

Vllaznia Laçi 1 2
Shënues: Bala 36′, Nora 70′, 77′

Vllaznia: Grima, Smajli, Kraja, Sykaj, Mrvaljeviç (Nika 82′), Feniks (Doçi 78′), Nallbani, Alikaj (Osja 69′), Shtubina, Haxhibuliç, Bala. Trajner: E.Martini.
Laçi: Llani, Brahja, Çela (Tanushi 69′), Nino (Kastrati 46′), Shazivari, Sefgjini (Vucaj 46′), Mustafaraj, Kaja, Veliaj, Nimani, Nora. Trajner: S.Nica.
Gjyqtarë: A.Taullau, D.Agaraj (Tiranë), F.Elezi (Durrës)

“Radiografia”

4′- Nallbani gjuan fort jashtë zone, pret Llani.
8′- Alikaj vepron bukur, gjuan fort me të djathtën, por topi përfundon jashtë.
10′- Feniks, me një sprint të fuqishëm, futet në zonën laçiane, shmang për momentin portierin Llani, por ka një kënd të ngushtë me portën dhe godet vetëm rrjetën e jashtme.
19′- Nimani përfiton nga një gabim i mbrojtësve shkodranë, gjuan dhe topi kalon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
27′- Bala ul një top me kokë për Haxhibuliçin, që godet fort, por topi kalon mbi traversë.
33′- Kros nga e djathta për Veliajn, që gjuan fluturimthi, por jashtë.
36′- Aksion i bukur i Vllaznisë nga e djathta me Shtubinën, që fut një top në zonë. Aty Haxhibuliç çliron mirë zonën për Balën, që pranë portës, nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë. 1 0 për Vllazninë.
45+1′- Smajli depërton nga e djathta, fut një top në zonë, që shkon te Nallbani, gjuan fort, topi kalon mbi traversë.
65′- Kros nga e majta në zonë te Haxhibuliç, që gjuan me kokë dhe pret Llani.
68′- Nora del i vetëm përballë Grimës, tenton t’ia kalojë topin përmes këmbëve, por portieri shkodran e zotëron mjaft mirë topin.
69′- Goditje dënimi për Vllazninë. Smajli kroson në zonë dhe aty kërcen me kokë dhe topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
70′- Një top i krosuar nga e majta, që nuk largohet nga Sykaj dhe aty Nora përfiton, duke e dërguar topin në rrjetë. Laçi barazon në 1 1.
73′- Bala fut një top në zonë dhe aty Nallbani nuk arrin ta shtyjë në portë.
77′- Nimani bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, futet në zonë dhe aty gjen të zbuluar Norën, që nuk e ka të vështirë të shënojë. 1 2 për Laçin.
88′- Aksion i gjatë i Vllaznisë, topi shkon në zonën laçiane, por Bala nuk arrin të godasë siç duhet.

Komenti

Laçi i ka çuditur të gjithë dje në Shkodër. Ka arritur të fitojë 2 1 me Vllazninë dhe kjo e fundit zhytet më tej në krizën e saj, teksa ka mbetur sërish në kuotën e 19 pikëve. Efekti “Martini” nuk i ka dhënë frytet e veta dhe, për këtë arsye, gjërat në kampin shkodran përkeqësohen më shumë. Vllaznia në fakt e ka nisur më me dëshirë ndeshjen. Vendosja e saj në fushë tregonte se ajo do të bënte një ndeshje me karakter sulmues. Bala, Haxhibuliç, por edhe Shtubina e Feniks, kishin marrë detyra për të parë shpesh drejt portës së Llanit. Ndeshja në fakt nis në sulm për vendësit, që krijojnë edhe rastet e para, por megjithatë minutat do të kalonin dhe nuk do të kishte gol.

Miqtë nga ana e tyre mundohen të kundërzbresin me anë të Norës, që është shqetësim i vazhdueshëm për mbrojtjen e Vllaznisë, por edhe të Nimanit, që tregohet potent në lojën e tij. Pas 3 4 rasteve të pastra, do të vinte edhe goli i Vllaznisë. Një aksion shumë i bukur me protagonist Shtubinën. Ai vepron bukur nga e djathta, fut një top në zonë, aty ku Haxhibuliç çliron bukur topin për Balën, që nuk e ka të vështirë të shënojë. Ka qenë minuta e 36 të kur është zhbllokuar rezultati. Kuqeblutë janë pranë golit të dytë edhe në fund të pjesës së parë, madje protestojnë për një 11 metërsh.

E dyta nis me dy ndryshime për miqtë, teksa hyjnë në lojë Vucaj e Kastrati, që e rregullojnë disi lojën e miqve. Megjithatë, minutat e para të pjesës së dytë flasin sërish për vendësit, që krijojnë raste, por nuk arrijnë të shënojnë golin e dytë. Gjërat më pas fillojnë të lëvizin për miqtë, që luajnë më lirshëm, shfrytëzojnë hapësirat e lëra prapa nga vendësit. Nora në 2 3 momente shfaqet i lirë dhe, nëse gabon në rastin e parë, nuk gabon në të dytin, teksa shënon në portën e Grimës.

Goli i barazimit, në vend që t’i shkundte kuqeblutë, ka sjellë një gjallërim më të madh të miqve. Tashmë fatet e lojës i merr në dorë shkodrani Nimani, që luan për Laçin. Ai në krahun e djathtë i mposht të gjithë dhe e bën Norën të shënojë edhe golin e dytë. Reagimi i Vllaznisë nuk vjen sërish dhe për këtë arsye Laçi ka mundësi të shënojë edhe ndonjë gol tjetër në minutat e fundit. Përfundimisht, fitorja e Laçit i ka çuditur të gjithë në Shkodër, ndërkohë që tifozët shkodranë janë larguar edhe një herë të dëshpëruar nga stadiumi, teksa po e shohin skuadrën e tyre të rrënohet çdo ditë e më tepër.

Deklarojnë…

Edi Martini, trajner i Vllaznisë: “Ka qenë një humbje e papritur për ne. Për 70 miuta kemi luajtur mirë, kemi kontrolluar lojën, kemi pasur edhe raste të tjera për të shënuar, por nuk ia arritëm. Çuditërisht, ekipi është shpërbërë në 20 minutat e fundit, kur ekipi doli nga detyrat.

Duhet pranuar fakti se Laçi luajti në këtë ndeshje me 12 lojtarë. Eshtë e çuditshme se si arbitri Taullau gjykon në një mënyrë të tillë brenda në Shkodër. Duke iu rikthyer ndeshjes, mendoj se është një humbje që na ka prishur shumë plane në kampionat. Futbollistët kanë humbur besimin dhe është e vështirë të dalin në lojën e tyre, megjithatë do të tentojmë në ndeshjen e ardhshme me Tiranën.”

Stavri Nica, trajner i Laçit: “Ka qenë një tripikësh i merituar për ne, që na jep moralin për të vazhduar në këtë rrugë. Natyrisht, duke luajtur në mënyrën tonë, shfrytëzuam gabimet e Vllaznisë dhe e ndëshkuam. Besoj se nuk vodhëm gjë, por e merituam këtë fitore. Luajtëm në mënyrë të disiplinuar nga ana taktike dhe në fund futëm edhe Tanushin si sulmues të tretë, sepse e pamë që mund të fitonim në Shkodër dhe natyrisht që jemi të kënaqur që ia arritëm.”


 Postuar me Shkurt 01, 2010 Share Dergoja me E-mail nje miku   Printoje