Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin, Vllaznia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj ekipit të Kukësit. Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Hajdari, Erkoçeviç dhe Karakaçi. Në fakt kanë qenë kukësianët ata që kanë kaluar dy herë në avantazh dhe në të dy rastet rezultati është barazuar nga shkodranët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Kukësin. Më pas ka qenë Hajdari ai që ka barazuar rezultatin fillmisht, më pas sërish gol kukësianët dhe përsëri barazim nga Erkoçeviç ndërsa golin e fundit të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Karakaçi.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Grima: “Me Tiranen luajme ne momentin e duhur” |
“Humbja me Laccin ishte e turpshme, por nese fitojme ndaj bardhebluve rikthehet besimi”
“Me Tiranën duhet të fitojmë patjeter që të harrojmë humbjen me Laçin”. Kapiteni i Vllaznisë, Armir Grima njëkohësisht dhe numri 1 i portës shkodrane zgjedh ndeshjen me te veshtire per te nxjerre nga kriza ekipin e tij. Pas një ndeshje të mire personale kunder Laccit, ai nuk ngurron megjithate, te beje edhe veten pjese te deshtimit. “Gjithmonë humbja është humbje. Kur ekipi humb të gjithë janë bashkëfajtore. Nuk shtrohet cceshtja se Grima ishte mirë edhe ekipi nuk ishte mirë. Të gjithë jemi pjese I atij turpi që realizuam këtë të diele. Megjithate, duhet te ngrihemi ne këmbë. Forma është në rritje. Problemet po kalojnë. Të shohim”, ka thënë kapiteni Grima. Ndërkohë duke u ndalur tek ndeshja e radhës, portieri shkodran është i bindur se ekipi do të gjejë forca për të reaguar. Por humbja ndaj laçianeve mund te kete lene pasoja ne psikologjine e ekipit. Ky fakt vërehet dhe në deklaratën e Grimës. “Takimi ndaj Tiranës ka si anën pozitive ashtu dhe ate negative. Po të kalohet me sukses, harrohet takimi me Laçin. Por unë shoh pak ngërç tek ekipi, nga ana psikologjike, sepse nuk është shumë pozitive qe te mundemi nga Laçi në shkodër”, ka shtuar ai. Përveç vështirësive që po kalon skuadra dhe natyrisht një gjendje psikologjike të renduar, Grima duket se ka gjetur dhe ilaçin e shërimit. Të gjithë janë dakort me mendimin e tij, por pikëpyetjet ekzistojnë nese ekipi mund te ringrihet shpejt. “Problemi është që duhet të ulemi me njëri-tjetrin dhe të punojmë me shumë nga ana psikologjike, që ta harrojmë atë çfarë ka ndodhur. Mendoj se ndaj Tiranës është momenti më i mirë për të bërë autrokritikën tone. Ndoshta kjo ndeshje vjen ne ccastin e duhur per ne”, ka theksuar gardiani i portës shkodrane. Përveç kësaj, Grima ka vlerësuar pozitivisht dhe vendimin e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj për te mos gjobitur skuadrën. Sipas tij, Fushaj ka vepruar në mënyrë të drejtë për të ngritur moralin e skuadrës dhe për të bashkëpunuar për të arritur objektivat. “Edhe presidenti shikon të mirën e ekipit. Nuk mendoj se me nje gjobë do të zgjidhet gjithçka. Se po të ihste ashtu, gjithsecili do të pranonte gjobën me qejfin më të madh. Problemi është që bashkë me presidentin, me stafin dhe të gjithë sa jemi, ta kalojmë këtë periudhë dhe të marrim diçka pozitive ne ndeshjen me Tiranën dhe të ngrihemi, sepse nuk është shumë e bukur qe Vllaznia të jetë në këtë pozicion ne renditje”, ka shtuar Grima. Ne ndeshjen me Tiranen, portieri dhe kapiteni do te pranonte edhe nje barazim. Per te ai do te ishte shume pozitiv, ndonese jo i kënaqshëm për renditjen. “Megjithate, unë mendoj që duhet te fitojme me Tiranën. Edhe barazimi është pikë e mirë, por për mua duhet te marrim tri piket”, ka përfunduar gardiani i Vllaznisë.
s.ekspres