Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 13393 vizitorë.


Aktualisht ndodhen 9 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Teuta32
2 Tirana27
3 Skenderbeu23
4 Kastrioti23
5 Flamurtari22
6 Bylis18
7 Shkumbini18
8 Vllaznia17
9 Kamza14
10 Pogradeci13
11 Laci11
12 Tomorri11
13 Apolonia8
14 Dinamo1

Ndeshjet e fundit

Java e 35
23 dhjetor 2011 - 13:00

Shkumbini2-1Vllaznia

Java 36
11 shkurt 2012 - 14:00

Laci-Vllaznia

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

“Më humbën ndjenjat nga grushtat, Në Ersekë pamë tmerrin me sy”   


Leci: Unë doja të ndaja kundërshtarët nga anësori ndërkohë që Xhyra më goditi pas shpine. Më pas nuk mbaj mend asgjë



Futbollisti i Vllaznisë Leci është shumë i indinjuar nga ajo që ka ndodhur në fushën e lojës në fund të ndeshjes me Gramozin. Më shumë se sa për dhunën ndaj gjyqtarëve ai habitet se si lojtarët kundërshtarë kanë goditur lojtarë të Vllaznisë. Sipas tij, lojtarët kanë një kod moral mes tyre, pasi jashtë fushe përgjithësisht janë të gjithë miq.



Leci thoni të vërtetën çfarë donit ju mes kundërshtarëve dhe gjyqtarit?

Në fushë nuk mendon shumë. Aq më pak të mendosh se mund të kesh një fund të tillë. Kushtet atmosferike dhe terreni ishin shumë të vështira, por, përveç kësaj ne ishim të detyruar që të suportonim dhe dhunën. Unë shkova të ndaja kundërshtarët që po rrihnin gjyqtarin dhe në këtë moment pashë veten pa ndjenja. Mbrojtësi Xhyra më goditi pas shpine. Një lojtar nuk godet një tjetër. Jashtë fushe jemi miq dhe nesër mund të luajmë në të njëjtën skuadër. Nuk ka bërë mirë.

A kanë gabuar gjyqtarët në këtë ndeshje?

Unë di të them që lojtarët kundërshtarë ishin shumë nervozë. Ata kontestonin çdo vendim të gjyqtarit dhe në fund ndodhi ajo që ndodhi.

Po pas përfundimit të ndeshjes çfarë ndodhi?

Ata në fund vrapuan të gjithë drejt gjyqtarit anësor duke e goditur dhe duke e ofenduar rëndë atë. Unë isha aty pranë dhe vrapova për t’i qetësuar.

Si vazhdoi më pas historia?

Unë nuk mbaj mend gjë sepse më ikën ndjenjat. Më shpjeguan lojtarët se çfarë ndodhi. Gjithçka i ngjante një shëmtie. Hidheshin sende në fushë dhe lojtarët kundërshtarë bënin ndëhryrje shumë agresive ndaj nesh.

Gjithësesi ka pasur disa vendime arbitrare të diskutueshme?

Nga ajo që kam parë unë mendoj se gjyqtarët kanë vepruar gjithnjë drejtë. Sulmuesi i Gramozit nuk e kontrollonte teknikisht pozicionin e tij dhe dilte jashtë loje në mënyrë të pavetëdijshme. Dhe ne na ka ndodhur shpesh të kemi pretendime por asnjëherë nuk kemi vrapuar në këtë mënyrë.

Një barazim nuk është një rezultat shumë pozitiv për skuadrën e Vllaznisë?

Kishim gjithçka kundër. Në ato kushte mund dhe duhet të kënaqesh dhe me një pikë. Në pjesën e parë lojën e kontrolluam ne ndërsa në pjesën e dytë e kontrolloi skuadra e Gramozit. Barazimi ishte më shumë produkt i kushteve të terrenit se sa i vlerave sportive. Balta pengonte topin të largohej. Madje kështu ata dhe shënuan.

Vllaznia duhet ende të luftojë për mbijetesë?

Në fund jam i bindur që do të shpëtojmë. Barazimi në kërkesë tregon që jemi rritur dhe në fazën mbrojtëse. Përsa i përket Kupës them se do të bëjmë më të mirën për ta fituar atë trofe. Duke menduar se në kampionat do të shpëtojmë, Kupa është objektivi ynë madhor.


 Postuar me Shkurt 22, 2010 Dergoja me E-mail nje miku   Printoje