Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 13393 vizitorë.


Aktualisht ndodhen 9 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Teuta32
2 Tirana27
3 Skenderbeu23
4 Kastrioti23
5 Flamurtari22
6 Bylis18
7 Shkumbini18
8 Vllaznia17
9 Kamza14
10 Pogradeci13
11 Laci11
12 Tomorri11
13 Apolonia8
14 Dinamo1

Ndeshjet e fundit

Java e 35
23 dhjetor 2011 - 13:00

Shkumbini2-1Vllaznia

Java 36
11 shkurt 2012 - 14:00

Laci-Vllaznia

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

Grima: Vllaznia duhet të bësojë më shumë te unë!   


Prej vitesh klubi provon të gjejë një zevëndësues, por ai ka mbetur përherë titullari: “Nuk më vjen mirë për këtë, skuadra nuk çalon në portë”


Çdo verë apo dimër, atëherë kur merkato është në horizont, porta e Vllaznisë është një prioritet për drejtuesit e klubit. Dhjetëra portierë janë provuar, është përfolur shpesh se ai do të “hapë krahun” e shumë nga këto. Me po aq përpikmëri sa është vënë në diskutim nga drejtuesit, Armir Grima i ka fituar betejat e tij. Sot e gjithë ditën ai mbron portën e Vllaznisë, duke qenë madje edhe një siguri në ndeshjet e fundit. Në një intervistë për gazetën, lojtari thotë se nuk ndjehet mirë kur kërkohet një zëvëndësues i tij. “A ka nevojë Vllaznia për një portier të mirë? “ Vllaznisë i duhet pak besim te ata që ka”, thekson në mënyrë të hidhur Grima.

Grima, vitet e fundit keni qenë përherë në provë. Në çdo merkato klubi ka kërkuar një zevëndësues për ju, por në çdo rast e keni fituar betejën për të qenë portieri i parë. A keni mbetur i zhgënjyer nga klubi për faktin që nuk ka besuar te ju?

- Kjo është strategjia e klubit dhe mua më duhet ta respektoj. Natyrisht, nuk më vjen mirë kur kërkojnë zëvëndësues. Unë di të them që kam firmosur një kontratë dhe unë dua të respektoj atë dhe të jap maksimumin tim.

Si mund ta përkufizojë Grima, një portier në Shqipëri?

Unë mendoj se portieri është çështja më delikate e një ekipi. Një portier i mirë është pothuajse gjysma e ekipit. E sigurisht një portier jo i mire, të bën “gjëmën”. Në Shqipëri, portieri është gjithmonë ai që vendoset në epiqendër kur pësohet një humbje. Ndërkohë që po ky portier lëvdohet më pak, kur ekipi arrin një fitore.

A shihni portierë të mirë?

Po. Sigurisht që ka. Të gjithë portierët që unë njoh janë pika kryesore e skuadrës, në të cilën ata luajnë. Për mua, përderisa ata janë pika kyçe e skuadrës, përfaqësojnë një nivel të mirë.

Po për të rinjtë, a shihni ndonjë “ të mirë”?

Që të jesh portier i mirë, duhet shumë punë dhe sigurisht të ketë njëfarë eksperience. Nuk është e thënë që një djalë i ri të jetë një supertalent. Ka të rinj që janë portier të mirë. Por ky repart kërkon më shumë eksperiencë dhe aktivizim. Pasi në qoftë se aktivizohesh dhe luan, atëherë bëhesh portier i mirë.

A ka nevojë Vllaznia për ndonjë portier tjetër të mirë?

Vllaznia ka nevojë për pak besim te ata që ka.

Bishani, portieri i dytë nuk ka bindur në ndeshjet që ka luajtur…

Atij i shkon i gjithë sezoni pa u aktivizuar. Që të jesh një portier i besueshëm duhet të aktivizohesh. Prandaj unë them që portier i mirë bëhesh nëse aktivizohesh. Unë jam i mendimit që Bishani të aktivizohet, qoftë edhe në kurrizin time, pasi mund ta ndihmojë atë. Kur një portier nuk luan për një kohë të gjatë, nuk mund të jetë në formën e tij 100%. Kjo është e keqja pasi nuk besohet te të rinjtë: unë jam partizan i idesë që atij djali i duhet dhënë një “dorë”, pra pak besim.

Grima, ka shumë portierë si ju që luajnë titullar, por që nuk mund të jenë edhe shumë gjatë në këtë rol, për shkak të moshës. A mund të ketë ndonjë problem në të ardhmen?

Nuk është se në Shqipëri nuk ka portierë të rinj. Po, natyrisht nuk mund të jenë kurrë në nivelin e atyre që kanë eksperiencë më të madhe. Prandaj dhe ky repart ka vështirësinë e tij dhe natyrisht, kënaqësinë. Por, unë kam një këshillë për të gjithë sportistët që kanë dëshirë të bëhen portierë. Duhet të punojmë shumë dhe me kokë ulur. Që të jesh portier i mirë duhet të jeshë sportist i gjithanshëm dhe shumë i motivuar për të ecur përpara.

Ndërkohë, duke u kthyer te Vllaznia. Keni disa ditë që realizoni stërvitje në kalçeto…

Të them të drejtën nuk është mirë. Pasi ne nuk jemi ekip kalçetoje. Por, çfarë të bësh, këto janë kushtet. Prandaj stërvitemi në ambjente të tilla. Na bën halli.

Si e shikoni fazën e tretë për Vllazninë?

Rëndësi ka që në të bëjmë më të mirën dhe të mos humbasim shumë pikë.

Është i arritshëm vendi i katërt?

Po, nuk është problem. Po të punosh mirë arrin dhe vendin e tretë. Por unë mendoj se duhet të punojmë shumë dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një. Për ne, çdo ndeshje është si finale dhe sigurisht, duhet të marrim të mirën nga një finale.

Kupa, është një trofe që mund të fitohet?

Ne e synojmë një objektiv të tillë. Rëndësi ka që të bëjmë më mirën. Pak e vështirë është, të them të drejtën.

E vështirë…?

E vështirë, pasi janë shumë ekipe që kërkojnë një trofe të tillë. Por Vllaznia me kontigjentin që ka, mund të ia arrijë pa problem ta fitojë atë dhe të kapë zonën e Europës.


 Postuar me Shkurt 26, 2010 Dergoja me E-mail nje miku   Printoje