Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 13393 vizitorë.


Aktualisht ndodhen 9 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Teuta32
2 Tirana27
3 Skenderbeu23
4 Kastrioti23
5 Flamurtari22
6 Bylis18
7 Shkumbini18
8 Vllaznia17
9 Kamza14
10 Pogradeci13
11 Laci11
12 Tomorri11
13 Apolonia8
14 Dinamo1

Ndeshjet e fundit

Java e 35
23 dhjetor 2011 - 13:00

Shkumbini2-1Vllaznia

Java 36
11 shkurt 2012 - 14:00

Laci-Vllaznia

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

Shtubina: Këtë Shkumbin të gjithë e vlerësojnë   


Mesfushori shkodran, Ndriçim Shtubina, shënoi në Peqin, por kjo nuk mjaftoi qoftë dhe për një pikë

Në ndeshjen e parë të luajtur më 23 janar të këtij viti shënoi për Vllazninë në minutën e 54 të, duke barazuar rezultatin. Të gjithë pjestarët e kampit shkodran menduan se morën pikë në Peqin. Ndriçim Shtubina ka meritë në shënimin e këtij goli, sepse goditi saktë me kokë. Në fakt, kjo nuk është pika më e fortë e tij, duke barazuar rezultatin, pasi kjo nuk zgjati shumë, sepse vendasit shënuan edhe një gol të dytë dhe e fituan ndeshjen.

Këtë javë Vllaznia do luajë sërish ndaj Shkumbinit dhe përsëri në fushën e këtij të fundit. Ngjarjet përsëriten pa kaluar më shumë se 5 javë nga ndeshja e parë dhe shkodranët në fakt nuk duan që të përsëriten edhe në rezultat. Kjo do të thotë se ata nuk e mendojnë humbjen në këtë takim. Vetë Shtubina, i pyetur në lidhje me këtë ndeshje, tregon shumë maturi dhe bën thirrje për shumë kujdes, sepse është një takim shumë i vështirë.

“Goli që shënova në atë ndeshje nuk mjaftoi, sepse Shkumbini në fushën e tij nuk pajtohet lehtë me lënien e pikëve. Përfitoi edhe nga ndonjë gabim i yni dhe na mundi. Këtë herë vërtet jemi përgatitur për të zhvilluar një ndeshje më të mirë, por nuk mjaftojnë vetëm deklaratat. Duhet ta tregojmë këtë në fushën e lojës.

Për mendimin tim, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por megjithatë ne do të kërkojmë pikë në këtë takim”, ka thënë numri 7 i Vllaznisë. Një nga problemet e mëdha për kuqeblutë në përballjen e kësaj jave, natyrisht, do të jetë gjendja e rënduar e fushës së Peqinit. Skuadra shkodrane njihet për faktin se luan një futboll teknik dhe prandaj parapëlqen fusha të mira.

Në raste të kundërta, ajo e ka të vështirë të shprehet siç duhet. Këtë problem ngre edhe mesfushori Shtubina, që shton: “Kur thashë që do ta kemi shumë të vështirë, natyrisht e kisha fjalën edhe për kushtet në të cilat do të luhet kjo ndeshje. Siç e dimë të gjithë, kohët e fundit në fushën e Peqinit nuk është luajtur një futboll normal, ngaqë ka mbizotëruar balta. Nëse do të jetë kështu edhe në fund të kësaj jave, atëherë gjërat bëhen edhe më të vështira për Vllazninë.”

Megjithatë besimi te suksesi ekziston te të gjithë në kampin kuqeblu, sepse ata në katër ndeshjet e fundit kanë treguar një nivel të mirë loje, teksa nuk kanë humbur asnjë ndeshje. Kjo e ka rritur edhe më shumë atmosferën dhe prandaj pretendohet për pikë edhe ndaj Shkumbinit. Këtë e thotë në fund edhe Ndriçim Shtubina, i cili së bashku me anglezin Feniks dhe Balën do të kenë barrën kryesore për goditjen e portës kundërshtare në takimin e kësaj jave.

“Kemi shpresë sepse po tregojmë një formë të mirë sportive, dhe kjo është shoqëruar edhe me rezultatet e duhura. Por nga ana tjetër, duhet të bëjmë shumë kujdes, sepse në asnjërën ndeshje nuk kemi fituar me lehtësi. Si ndaj Skënderbeut, ashtu edhe ndaj Tiranës, fitoret nuk kanë qenë të lehta, prandaj duhet ta marrim këtë ndeshje me Shkumbinin shumë seriozisht. Nëse e mendojmë të kaluar që tani, mund ta pësojmë keq”, ka thënë në fund Shtubina.

Bilanci në Peqin, jo gjithçka “zi” për shkodranët

Në pamje të parë, teksa flitet për transfertën e Vllaznisë në Peqin, në Shkodër e më gjerë është krijuar përshtypja se kuqeblutë kanë humbur gjithnjë ndaj Shkumbinit vendas. Por duke iu referuar statistikave të ndeshjeve që ata kanë luajtur në këtë fushë, shifrat duket qartë se nuk janë krejt të “zeza”. Kuptohet qartë se peqinasit kanë epërsi në këto përballje, teksa kanë fituar 14 ndeshje, nga 21 që janë luajtur në fushën e tyre.

Vllaznia ndërkohë ka fituar 6, ndërsa një takim është mbyllur në barazim. Golaverazhi është 31 22 në favor të Shkumbinit. Për shkodranët periudha e viteve 2002 05 ka qenë e artë, sepse kanë arritur pesë fitore radhazi në Peqin. Një bilanc të tillë mbase nuk e ka pasur asnjë skuadër tjetër. Se çfarë do të ngjasë këtë javë, kjo mbetet për t’u parë.


 Postuar me Mars 03, 2010 Dergoja me E-mail nje miku   Printoje