Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 13393 vizitorë.


Aktualisht ndodhen 9 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Teuta32
2 Tirana27
3 Skenderbeu23
4 Kastrioti23
5 Flamurtari22
6 Bylis18
7 Shkumbini18
8 Vllaznia17
9 Kamza14
10 Pogradeci13
11 Laci11
12 Tomorri11
13 Apolonia8
14 Dinamo1

Ndeshjet e fundit

Java e 35
23 dhjetor 2011 - 13:00

Shkumbini2-1Vllaznia

Java 36
11 shkurt 2012 - 14:00

Laci-Vllaznia

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

Belisha: Kemi fituar edhe më parë në Peqin!   


Mesfushori kuqeblu i beson skuadrës: Jemi një ekip i mirë, faza e tretë flet për ne





“Shkumbini ka një tifozeri të zjarrtë, ne do të shkojmë atje për luajtur një futboll të hapur, siç bën zakonisht Vllaznia dhe të arrijmë rezultatin që duam”. Mesfushori kuqeblu, Amarildo Belisha nuk bën asnjë skonto para Shkumbinit, pavarësisht se kuqeblutë kanë pasur rëndom vështirësi për të marrë qoftë edhe një pikë në Peqin. Futbollisti, që ka pasur një impact të menjëhershëm në skuadër sapo është rikthyer pas një qëndrimi gjashtë mujor në Vlorë, beson në fazën e tretë të kuqebluve. “Objektivi ynë kryesor është fitimi i sa më shumë pikëve dhe largimi nga vendet e fundit në renditje. Nëse ecim mirë, atëherë mund të arrijmë dhe një vend nderi në FSHF”, shprehet i vendosur Belisha.

Belisha, takimi i parë i fazës së tretë ndaj Shkumbinit. Një transfertë zakonisht shumë e vështirë për Vllazninë?

Të gjitha janë të vështira. Për ne, ndeshjet tashmë janë si finale. Do t’i vlerësojmë si të tilla. Natyrisht që është një takim i vështirë. Por ne jemi me moral shumë të lartë dhe shkojmë atje për të marrë një rezultat pozitiv.

Rezultat pozitiv, fitore apo barazim ?

Ne shkojmë për luajtur një futboll të hapur dhe të marrim rezultat. Do të jetë fitore apo barazim? Të dyja janë të pranueshme. Për mua mjafton të zhvillojmë një lojë të mirë dhe të meritojmë me lojën tonë rezultatin e marrë. Ne e dimë që Shkumbini ka një tifozeri të zjarrtë, por ne nuk na shqetëson shumë ky fakt. Jemi duke u bazuar tek forma e ekipit dhe rezultatet që kemi arritur këto javët e fundit.

A rrezikon Vllaznia që me një humbje të humbë këtë besim në vetvete që ka fituar ndeshjet e fundit?

Unë mendoj që do ta ruajë këtë besim. Ne kemi treguar një nivel të mirë loje dhe sigurisht kemi arritur të marrim dhe pikë. Nëse kemi arritur të rikthejmë besimin, ka ndodhur sepse këto ndeshjet e fundit të kampionatit i luajtur me shpirtin e duhur. Nuk ka arsye pse të ndryshojmë tani.

Pesë javët e para të fazës së tretë duken ekstremisht të vështira…

Po, skema e ndarjes së takimeve është e përcaktuar dhe pak a shumë ne e prisnim këtë vështirësi. Nuk ka shumë rëndësi, në qoftë se do të luajmë ndaj ekipeve të vendeve të para apo të fundit. Si me ato skuadra që mbajnë vendin e parë dhe të tjerat, të gjitha takimet kanë vlerën e tri pikëve, pikë të cilat në këto momente janë shumë të rëndësishme për ne.

A ka Vllaznia cilësitë për t’u ngritur, siç pretendon në vendet e para të renditjes?

Për mua i ka të gjitha mundësitë. Vetë niveli i lojës që kemi treguar e bën të kuptueshme që ne jemi një skuadër tashmë. Në kampionat do të synojmë fitimin e sa më shumë pikëve që të shkëputemi nga vendet e fundit të klasifikimit. Më pas, natyrisht do të mund të arrijmë dhe vendet e para, pse jo dhe vendin e tretë pasi nuk jemi shumë larg prej tij. Gjithsesi ne nuk harojmë dhe kupën që është një objektiv parësor.

Në Shkodër duket se nuk llogarisin klubet e tjera…

Po unë mund të them se edhe gjysma e fazës së dytë ka folur për Vllazninë. Të mos harrojmë se kemi arritur të dalim humë shpejt nga situata, pas janarit duke fituar disa ndeshje. Prandaj nuk kam dyshimin më të vogël se ne do të bëjmë maksimumin për të mbajtur ritmin, pse jo për të arritur maksimumin e pikëve. Nuk ka pse të mos flasë për ne dhe faza e tretë.

Të kthehemi te Shkumbini. Nuk keni një bilanc të mirë…

Unë mund të them se bilanci është në barazpeshë. Edhe ne kemi arritur të fitojmë atje, ashtu sikundër dhe Shkumbini ka fituar me ne disa herë në Peqin. Por këtë herë mendoj se do ne do të dalim me një rezultat pozitiv.

Fusha…?

Pavarësisht se ne jemi duke realizuar stërvitjen në kushte të vështira si pasojë e kushteve atmosferike, mendoj se kjo lloj stërvitjeje do të na ndihmojë pasi edhe fusha e Peqinit nuk është më e mirë.


 Postuar me Mars 03, 2010 Dergoja me E-mail nje miku   Printoje