Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin, Vllaznia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj ekipit të Kukësit. Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Hajdari, Erkoçeviç dhe Karakaçi. Në fakt kanë qenë kukësianët ata që kanë kaluar dy herë në avantazh dhe në të dy rastet rezultati është barazuar nga shkodranët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Kukësin. Më pas ka qenë Hajdari ai që ka barazuar rezultatin fillmisht, më pas sërish gol kukësianët dhe përsëri barazim nga Erkoçeviç ndërsa golin e fundit të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Karakaçi.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Martini: Një pikë shumë e vlefshme për ne |
Një pikë e marrë në transfertën me Shkumbinin u ka vajtur shumë shtrenjtë kuqebluve këtë radhë
I ka kushtuar shumë shtrenjtë pika e marrë në Peqin të mërkurën ekipit të Vllaznisë. Rreth 15 milionë lekë të vjetra është fatura financiare e këtij barazimi të arritur, për të cilin u deshën tri udhëtime drejt Peqinit dhe tre autobusë për të kthyer ekipin shkodran në qytetin e tyre. Më shumë se për gjithçka tjetër, ajo çfarë i ka mërzitur shkodranët ka qenë sjellja e një pjese të vogël të tifozëve peqinas në fund të ndeshjes. Në të vërtetë, ky grup tifozësh identifikohet me disa fëmijë, por ajo çfarë mbetet janë xhamat e thyera të autobusit të Vllaznisë.
Kjo ngjarje bëri jo pak jehonë në media, duke fajësuar natyrisht autorët e kësaj vepre, por ajo që mbetet është edhe fatura financiare. Presidenti i klubit shkodran Valter Fushaj është njeriu që paguan gjithçka nga xhepi i tij dhe për rrjedhojë dje është shprehur jo pak i irrituar për atë çfarë ndodhi në Peqin ditën e mërkurë. “Personalisht nuk dua të ndalem gjatë te thyrja e xhamave të autobusit, sepse faji për këtë iu la disa fëmijëve që gjuajtën me gurë.
Ajo që më shqetëson mua është fatura financiare, sepse për këtë ndeshje më është dashur ta dërgoj tri herë ekipin në Peqin. Kuptohet, kjo ka koston e vet dhe jo të vogël. Pa lënë mënjanë këtu pastaj edhe xhamat e thyera të autobusit, vlera e të cilëve shkon mbi 5 mijë euro. Ndërkohë, për të marrë ekipin në Peqin, pas incidentit me tifozët, u dërguan edhe dy autobusë të tjerë, një nga Shkodra dhe një i ekipit kombëtar, çka edhe ato kanë shpenzimet e veta. Në total për këtë ndeshje kam shpenzuar rreth 15 milionë lekë të vjetra dhe nuk është pak. Një shumë e cila del e gjitha nga xhepi im dhe vetëm për një ndeshje,” ka thënë numri një i klubit shkodran.
Në këtë mënyrë, të krijohet përshtypja se kemi pasur të bëjmë me një ndeshje të vlefshme për titullin kampion dhe duhej shpenzuar një shumë e tillë. Në fakt, nuk ka qenë e tillë, por thjesht një ndeshje e zakonshme kampionati. Përballja me Shkumbinin u shty dy herë që të mos luhej në baltë dhe në baltë gjithsesi u zhvillua për të tretën herë. Por e papranueshme është sjellja pas ndeshjes të së mërkurës. Bllokimi i rrugës me kontenierë plehrash dhe më pas vërshimi i gurëve drejt autobusit nuk ka qenë thjesht një vepër fëmijësh.
Megjithatë, për t’u përmendur është fakti se shefi i klubit të Shkumbinit, Astrit Isaj, ka qenë gjithë kohës pranë ekipit të Vllaznisë, duke kërkuar falje për atë çfarë ndodhi, por edhe duke u interesuar që të mos kishte probleme të tjera. Shqetësimi më i madh i shkodranëve ka pasur të bëjë me mosshoqërimin e autobusit të tyre nga policia vendase, sepse nëse do të kishte qenë kështu, nuk do të kishte ndodhur një gjë e tillë.
Për numrin një të pankinës shkodrane, Edi Martinin, pika e marrë në Peqin ka pasur jo pak vlera. Në aspektin e grumbullimit të pikëve jo dhe aq, sepse një pikë më tepër nuk është se rregullon shumë punë. Ajo vlen më tepër në aspektin moral, sepse Vllaznia tregoi edhe një herë tjetër se nuk mundet kollaj, pavarësisht se përballë cilit kundërshtar luan. Përpos kësaj, kur barazon në Peqin, fushë ku shkodranët kishin gati 5 vjet pa marrë pikë, rëndësia e kësaj pike rritet edhe më tepër. “Ky barazim na ka kënaqur jo thjesht për renditjen, sepse nuk na ka rregulluar shumë punë, por në aspektin moral, sepse ndaj Shkumbinit ka vite që nuk arrijmë të marrim pikë. Përveç kësaj, ky ishte rezultati i pestë pozitiv radhazi dhe kjo na bën të besojmë se gjërat shumë shpejt do të përmirësohen dhe Vllaznia nuk do të jetë më në renditje aty ku është aktualisht,” - ka thënë trajneri Martini.