Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 13393 vizitorë.


Aktualisht ndodhen 9 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Teuta32
2 Tirana27
3 Skenderbeu23
4 Kastrioti23
5 Flamurtari22
6 Bylis18
7 Shkumbini18
8 Vllaznia17
9 Kamza14
10 Pogradeci13
11 Laci11
12 Tomorri11
13 Apolonia8
14 Dinamo1

Ndeshjet e fundit

Java e 35
23 dhjetor 2011 - 13:00

Shkumbini2-1Vllaznia

Java 36
11 shkurt 2012 - 14:00

Laci-Vllaznia

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

Fushaj e ka me Shkumbinin: “E turpshme që na lanë në mëshirë të gurëve…”   


Presidenti i Vllaznisë: “Na ofruan autobuzin e tyre për të udhëtuar, por refuzuam”



“Thyerja e xhamave të autbouzit ishte një gjest i shëmtuar. Kam mbetur shumë i pakënaqur nga ajo çfarë ka ndodhur”. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj ka folur dje ashpër në lidhje me incidentin e ndodhur, kur Vllaznia po dilte nga qyteti i Peqinit, pas ndeshjes me Shkumbinin. Numri 1 i shkodranëve është shfaqur shumë i shqetësuar për atë që ka ndodhur, majde acarimin e tij e ka treguar ditën e mërkurë dhe përballë drejtuesve të Shkumbinit. Fushaj ka qenë duke udhëtuar kur është lajmëruar se xhamat e autobuzit janë thyer nga sportdashësit e Shkumbinit. “Të them të drejtën nuk mund të kuptoj pse ndodhi një gjest i tillë. Unë kam qenë duke udhëtuar kur më kanë njoftuar dhe jam kthyer menjëherë në vendngjarje. Kur kam shkuar atje kam parë xhamat e thyer. Fatmirësisht nuk kemi patur dëmtime”, sqaron Fushaj. Por reagimi i tij ka qenë shumë i ashpër kur drejtuesit e skuadrës peqinase i kanë ofruar autobuzin e tyre për të udhëtuar drejt Shkodrës. “Në momentin që shkova atje, drejtuesit e Shkumbinit më ofrojnë autobuzin e skuadrës së tyre për të udhëtuar drejt Shkodrës. Por unë nuk kam pranuar. Madje dhe Federata ka vënë në dispozicion autbozin por nuk kam pranuar. Kemi pritur së bashku me skuadrën deri sa ka ardhur atubozi tjetër nga Shkodra e më pas kemi shkuar në orët e vona të natës në Shkodër. Jam shumë i indinjuar nga veprime të tilla”, shprehet presidenti. Ndër të tjera, Fushaj thekson : “Mua më habit fakti që ndodh një gjë e tillë. Pasi në Shkodër unë kujdesem personalisht që çdo skuadër të udhëtojë e qetë. Në Shkodër nuk i ka ndodhur askujt që t’i thyhen xhamat. Ne gjithmonë kemi qenë miqësorë si në fushë ashtu dhe jashtë saj”, ka përfunduar indinjatën e tij, Fushaj.



 Postuar me Mars 12, 2010 Dergoja me E-mail nje miku   Printoje