Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Nė ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme nė Ulqin, Vllaznia ka arritur tė fitojė 3-2 ndaj ekipit tė Kukėsit. Golat pėr skuadrėn shkodrane janė shėnuar nga Hajdari, Erkoēeviē dhe Karakaēi. Nė fakt kanė qenė kukėsianėt ata qė kanė kaluar dy herė nė avantazh dhe nė tė dy rastet rezultati ėshtė barazuar nga shkodranėt. Pjesa e parė ka pėrfunduar me rezultatin 1-0 pėr Kukėsin. Mė pas ka qenė Hajdari ai qė ka barazuar rezultatin fillmisht, mė pas sėrish gol kukėsianėt dhe pėrsėri barazim nga Erkoēeviē ndėrsa golin e fundit tė ndeshjes e ka shėnuar mesfushori Karakaēi.
Vllaznia e ka humbur miqėsoren e sotme tė luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja ėshtė luajtur nė orėn 13.00 nė njė nga fushat e kompleksit sportiv nė tė dalė tė qytetit turistik tė Budvas. Trajneri Vata edhe nė kėtė ndeshje, aktivizoi tė njėjtėt futbollistė si nė ndeshjen miqėsore tė para tre ditėve me Prishtinėn. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit tė afrikanit Singbo nė qendėr tė mbrojtjes nė vend tė brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Vllaznia - Bylis 3-2 |
Vllaznia ‑ Bylis 3‑2
Shënues: Rajoviç 41′, Dimo 51′, Popoviç 57′, Sinani 82′, Jovanoviç 93′
Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, Sykaj, Rajoviç, Belisha, Djepaxhia (Kaçi 71′), Gocaj, Hasani (Jovanoviç 55′), Vajushi, Nimani, Jumiç (Sinani 75′). Trajner: M. Radonjiç.
Bylis: Egbo, P.Arbri, Beka (Besha 81′), Stojku (Bejktoviç 46′), Kepi, Kule, Roshi, Popoviç (Hamzai 59′), Berzovf, Këuj, Dimo. Trajner: I.Spahiu.
Gjyqtarë: K.Meta, R.Avdo, E.Barusha (Tiranë)
Kartona të verdhë: Rajoviç, Vajushi, P.Arbri, Kepi, Kvuj, Kule, Roshi
Minutat
6′- Goditje dënimi për Vllazninë, Smajli kroson në zonë dhe Rajoviç godet me kokë, por mbi traversë.
15′- Jumiç përfiton nga një gabim i Stojkut, del i vetëm përballë Egbo, por gjuajtja e tij është për t’u harruar.
17′- Roshi ekzekuton një goditje dënimi, topi kalon 2‑3 metra larg shtyllës pingule.
23′- Jumiç vepron bukur në zonë, por gjuajtja e tij është për t’u harruar.
35′- Gabon Rajoviç dhe Kvuj përfiton, duke kërkuar Dimon e zbuluar në zonë. Ndërhyn Sykaj, që largon topin, por për pak sa nuk e dërgon në rrjetën e tij.
39′- Djepaxhia ul një top për Nimanin, që gjuan mbi traversë.
41′- Goditje dënimi për Vllazninë nga e majta e sulmit të saj. Kroson Smajli dhe Rajoviç kërcen me kokë mbi të gjithë, duke e dërguar topin në rrjetë, 1‑0 për Vllazninë.
44′- Vajushi vepron bukur nga e djathta, fut një top për Jumiç, që pranë portës nuk e dërgon në rrjetë.
49′- Dimo ekzekuton një goditje dënimi, topi kalon ngjitur me traversën.
51′- Goditje këndi për ballshiotët. Topi shkon në zonë, aty ku Dimo është krejtësisht i lirë dhe e dërgon topin në rrjetë. Bylisi barazon në 1‑1.
57′- Popoviç përfiton nga një gabim i mbrojtjes shkodrane në largimin e topit dhe e dërgon atë në rrjetë, 1‑2 për Bylisin.
78′- Sinani godet me kokë një top të ardhur nga këndi, topi përplaset në traversë.
80′- Sinani pason bukur për Jovanoviç brenda zone, por ky nuk arrin të gjuajë në portë.
82′- Vajushi depërton nga e djathta, kroson dhe Sinani me kokë këtë herë është i saktë, e dërgon atë në rrjetë, Vllaznia barazon në 2‑2.
93′- Sinani nga e djathta pason në zonë te Kaçi, që gjuan me kokë. Topi përplaset në traversë, kthehet në lojë dhe aty Jovanoviç nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë, 3‑2 për Vllazninë.