Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 13393 vizitorë.


Aktualisht ndodhen 9 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Teuta32
2 Tirana27
3 Skenderbeu23
4 Kastrioti23
5 Flamurtari22
6 Bylis18
7 Shkumbini18
8 Vllaznia17
9 Kamza14
10 Pogradeci13
11 Laci11
12 Tomorri11
13 Apolonia8
14 Dinamo1

Ndeshjet e fundit

Java e 35
23 dhjetor 2011 - 13:00

Shkumbini2-1Vllaznia

Java 36
11 shkurt 2012 - 14:00

Laci-Vllaznia

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

Radonjiç dhe Vllaznia e nisin mbarë sezonin   


Trajneri malazez debuton me fitore dhe është gëzuar jo pak kur në fund skuadra kuqeblu ka shënuar

E ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin e ri Vllaznia. Duke luajtur në fushën asnjanëse të Lezhës ndaj Bylisit, ajo ka fituar 3 2 dhe ka marrë tri pikët e para. Loja e kuqebluve, të paktën për 70 minuta, ka qenë shumë e mirë, ndërkohë që 20 minutat e fillimit të pjesës së dytë duhen analizuar hollësisht. Analizë që tashmë do të bëhet edhe më e qetë, sepse u morën tri pikët e kërkuara. Debutimi në krye të pankinës shkodrane për trajneri Mojash Radonjiç ka dhuruar jo pak emocione.

Aq sa ndoshta edhe vetë nuk i kishte menduar. I qetë përgjithësisht në stol, vetëm në ndonjë moment kur gabonte gjyqtari ka dalë nga vendqëndrimi i tij, duke lëshuar jo pak fjalë në gjuhën e tij për njeriun që drejtonte ndeshjen. Në fund, kur është dëgjuar vërshëllima e fundit, është parë të gëzojë jo pak, madje të fluturojë lart në ajër.

Eshtë fitorja e tij e parë në Shqipëri dhe prandaj ka kërkuar ta shijojë atë. “Ndeshje e shkëlqyer dhe me emocione të mëdha. Ka qenë e vështirë marrja e fitores, por e merituar. E kërkuam atë deri në fund dhe ia arritëm. Pas kësaj fitoreje, duhet të gëzojmë pak, të qetësohemi dhe më pas të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e ardhshme,” thotë trajneri malazez i Vllaznisë.

Pyetja e parë që i drejtohet është ajo për Sinanin, futbollistin që shpëtoi skuadrën në këtë ndeshje. Përgjigjja është e thjeshtë dhe e pritshme: “Sinani ka meritën e vet në këtë fitore, por ne ende presim që të kthehet ai Sinan që njohin të gjithë. Kur të ndodhë kjo, sigurisht që do të jetë edhe më i rëndësishëm.” Kohët e fundit ka pasur jo pak komente për aktivizimin e lojtarëve të rinj dhe lënien në stol të titullarëve.

Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e parë të kampionatit, kur në fushë kanë qenë katër futbollistë U 20. Radonjiç e ka të qartë se do e pyesim edhe për këtë çështje dhe prandaj thotë: “Në fakt, këtë ndarje lojtarë të rinj e të vjetër e kanë bërë gazetarët. Të gjithë këta janë lojtarë të Vllaznisë dhe unë aktivizoj lojtarët që janë më në formë.

I patë edhe ndaj Bylisit, asnjë nga këta lojtarët e rinj që luajtën, nuk gabuan. Në momentet e pësimit të golave, gabuan dy lojtarë me përvojë, Smajli dhe Rajoviç. Për këtë arsye, besoj se nuk duhet të merremi shumë me këtë çështje.” Në ndeshjen ndaj ballshiotëve kanë luajtur për herë të parë me fanellën e Vllaznisë edhe dy sulmues, kroati Jumiç dhe serbi Jovanoviç, që madje ishte edhe autor i golit të fitores.

I pyetur për përshtypjen që lanë te trajneri këta dy lojtarë, Radonjiç është shprehur: “Jumiç ka një muaj që është me skuadrën, ndërsa Jovanoviç vetëm shtatë ditë. Ata kanë nevojë dhe duan kohën e duhur për t’u përshtatur me skuadrën, prandaj dhe nuk mund t’i gjykojmë ashtu si duhet për momentin. Unë mendoj se janë lojtarë që do të na bëjnë punë gjatë kampionatit,” deklaron në fund trajneri i Vllaznisë.

s.shqiptar


 Postuar me Gusht 24, 2010 Dergoja me E-mail nje miku   Printoje