Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin, Vllaznia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj ekipit të Kukësit. Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Hajdari, Erkoçeviç dhe Karakaçi. Në fakt kanë qenë kukësianët ata që kanë kaluar dy herë në avantazh dhe në të dy rastet rezultati është barazuar nga shkodranët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Kukësin. Më pas ka qenë Hajdari ai që ka barazuar rezultatin fillmisht, më pas sërish gol kukësianët dhe përsëri barazim nga Erkoçeviç ndërsa golin e fundit të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Karakaçi.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Kurre kaq... “baby Vllaznia”! |
Prej dekadash kuqeblute s’kane pasur një skuader më të re se kjo. Mosha mesatare e ekipit është nen 23 vjeç
Nuk do të jete perhere keshtu. Në hapin e pare fals, Vllaznia me siguri qe do të ndryshoje, por ajo qe u pa në Lezhe, skuadra e pare qe Mojash Radonjicc, trajneri malazez i kuqebluve hodhi në fushe në debutimin e tij në kampionatin shqiptar ka të gjithe elementet per ta bërë entuziast një tifoz të Vllaznise, por edhe një tifoz të vete futbollit shqiptar. Talente qe nuk i kane mbushur ende 19 vjeç, disa të tjere rreth të 20 vetave dhe vetem dy lojtare qe i kane kaluar të 25-at. Mosha mesatare e kuqebluve në kete ndeshje ishte vertet impresionuese. Rreth 22.8 vjeç. Duhet të ishte diccka krejt normale në futbollin tone kaq të varfer në financa dhe emocione, por i vene në jete nga Radonjicc (menaxher i ekipeve kombetare të të rinjve në Mal të Zi, detyra e tij e fundit) sipas logjikes së thjeshte, qe jane pikerisht keta lojtaret më në forme të Vllaznise.
“Veterane”- Keshtu, me siguri qe Amarildo Belishes duhet t’i jete dukur vetja një veteran të dielen, ndonese ai nuk është ende i tille, pavaresisht se luan prej vitesh te kuqeblute por qe në fakt sapo ka mbushur 29 vjecc. Lojtari tjeter over 25 është portieri Vujadinovicc i sapo ardhur kete sezon nga Mali i Zi. Dy të huajt e tjere qe u pane në fushe nga minuta e pare, Rajovicc dhe Jumicc kane të dy vetem nga 24 vjeç.
Talente- Renditja nga lart-poshte e moshes së lojtareve kuqeblu vazhdon më pas me “xhevahiret” e vertete të skuadres. Lojtare qe në një hark të shkurter kohor ose do të kene merkato të majme (kuqeblute dhane sinjale per kete politike vitet e fundit, duke shitur Sukajn, Telin, Liken dhe së fundi Balen per 250 mije euro) ose do të ndertojne një ekip cilesor në të ardhmen. Katershja e arte e adoleshenteve të kuqeblute, Djepaxhia, Sykaj, Vajushi dhe Hasani (apo edhe ndonje tjeter qe ishte në stol të dielen) kane kontrata qe shkojne deri në pese vjet, gjë qe do të thote se Vllaznia ka luksin të menaxhoje në formen më të mire të mundshme talentin e tyre. Ky brez ka dominuar në menyre të qarte të gjitha kampionatet e moshave ku ka marre pjese, gjë qe do të thote se nuk kane ardhur krejt rastesisht deri ketu. Në kete linje nuk mund të harrohen as Gocaj dhe Nimani, të cilet ndonese kane ndonje vit më shume mbi shpine kane treguar gjera shume cilesore në klube të tjera gjate dy viteve të fundit.
Konfirmim? – Veshtire të mendohet qe sezoni kuqeblu është qe tani një sukses. Me siguri qe Vllaznia do të kete momentet e veta të veshtira. Dhe me siguri qe kjo do të kete lidhje edhe me pervojen e paket të lojtareve të saj, të brishtesise në perballjen me një futboll kaq shume fizik sa c’është ky yni. Zotesia e Radonjiccit në kete rast do të ishte edhe në kembenguljen në idete e tij; në lojtaret e talentuar qe ka në dispozicion. Në rastin më të keq edhe një sezon pa Kupat e Europes nuk do të ishte një tragjedi. Në fund të fundit pjesmarrja është thuajse perhere një deshtim. Dhe as financiarisht per klubin s’do të ishte një drame. Një lojtar apo dy të shitur jashte vendit, me siguri qe do ta mbulonte kete “grope” te të ardhurat e klubit shkodran.
s.ekspres