Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 13393 vizitorë.


Aktualisht ndodhen 9 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Teuta32
2 Tirana27
3 Skenderbeu23
4 Kastrioti23
5 Flamurtari22
6 Bylis18
7 Shkumbini18
8 Vllaznia17
9 Kamza14
10 Pogradeci13
11 Laci11
12 Tomorri11
13 Apolonia8
14 Dinamo1

Ndeshjet e fundit

Java e 35
23 dhjetor 2011 - 13:00

Shkumbini2-1Vllaznia

Java 36
11 shkurt 2012 - 14:00

Laci-Vllaznia

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

Semina: “Me Vllaznine një enderr e lene pergjysme”   


Klodian Semina te kuqeblute pas prishjes së kontrate në klubin qipriot: “Më mire keshtu, jam te ekipi i zemres”



“Vllaznia për mua është pretendente për të fituar, si kampionatin, ashtu dhe Kupën e Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që zgjodha skuadrën time të zemrës, për të luajtur në Shqipëri”. Kështu është shprehur lojtari më i ri i kuqebluve, Klodian Semina. Pasi ka prishur kontratën me skuadrën e Ermis Aradipou, në kampionatin qipriot, ku nuk ka luajtur qofte edhe një ndeshje të vetme, ai ka veshur ngjyrat e klubit të qytetit të lindjes. Pikërisht në momentin dhe kohën e duhur, Semina për vetë pozicionin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes, u parapëlqye nga drejtuesit shkodranë. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Semina sqaron arsyet pse është larguar nga Qipro, por duke mos u penduar, pasi ka bërë zgjedhjen më të mirë në Shqipëri. Ai e ka veshur shumë pak fanelën e Vllaznisë. Ka luajtur për Gramozin e Ersekës, ndërkohë që rikthehet sërish tek ekipi që e rriti. Ky sezon mund të flasë i gjithe për të.

- Semina, tashmë jeni lojtari i Vllaznisë…

- Jam shume i lumtur që jam pjesë e Vllaznisë. Unë nga ky ekip kam dalë si futbollist dhe të them të drejten nuk kam luajtur sa do të kisha dashur ta beja me kete ekip. E kam veshur shumë pak fanelën kuqeblu. Por tani që jam rikthyer, besoj se do të jap maksimumin për ekipin tim të zemrës qe të arrijmë një nga objektivat tona që janë dhe synimet e drejtuesve të skuadrës.

- Keni lënë një ekip të huaj, për të luajtur me Vllazninë. Cila ka qenë arsyeja kryesore që jeni larguar nga skuadra qipriote?

- Në ekipin qipriot kanë ndodhur ndryshime rrënjësore. Drejtuesit e skuadrës, pasi hoqën të gjithe stafin drejtues dhe atë teknik dhe pasi afruan një trajner qipriot e pashe qe gjerat mund të kishin ndryshuar per mua keshtuqe mendova qe të largohesha. Gjendja që u krijua nuk ishte e mirë dhe mendoj se kam vepruar drejt. Kjo ka qenë e gjitha pse jam larguar.

- Me Vllazninë ia keni arritur qëllimit. Cilët janë synimet tuaja më këtë ekip?

- Jam shumë i lumtur që kam zgjedhur ekipin e Vllaznisë, për të luajtur në kampionatin shqiptar. Unë në fakt kam patur tre oferta, nga Besa, Bylisi dhe Vllaznia. Por unë zgjodha skuadrën time të zemrës. Pasi kam mësuar kushtet që më ofroi presidenti Valter Fushaj, jam bindur që të firmos këtu. Përsa i përket synimeve të mia, janë të qarta. Ne do të synojmë të dy titujt kampion. Vllaznia çdo vit ka synuar, si kampionatin, ashtu dhe Kupën e Shqipërisë. Por në futboll ndodh çdo gjë dhe pastaj duhet t’ia lemë edhe fushës.

- Ju luani qendermbrojtes dhe në krahun e majtë. Ndjeni konkurencë në këtë repart?

- Në një ekip si Vllaznia, është mirë që të ketë konkurencë. Këtë sezon mendoj se konkurenca është shumë e madhe. Kjo është një gjë pozitive, pasi lojtarët përkushtohen në maksimum. Pastaj, trajneri është ai që vendos se, kush do të aktivizohet.

- Do të debutoni me Kastriotin?

- Çdo kundërshtar duhet vlerësuar në maksimum. Sot nuk ka më ekipe të vogla, apo të mëdha. Pothuajse të gjitha skuadrat luajnë në të njëjtën mënyrë. Por besoj se me stërvitjen që kemi bërë nga trajneri dhe me përkushtimin e lojtarëve, kjo ndeshje do të kalohet me sukses.

- Me sukses, nënkuptoni dhe një barazim?

- Vllaznia gjithmonë është nisur për pikët maksimale. Por nuk mund ta ndajmë me “thike” rezultatin, pasi nuk i dihet lojës. Ajo mund të shkojë dhe me një barazim, mendoj se duhet të jemi të kënaqur. Kjo duke patur parasysh që në ndeshjen tjetër kemi Laçin në Shkodër. Unë mendoj se rëndësi ka që të mos pësojmë humbje.

s.ekspres


 Postuar me Gusht 27, 2010 Dergoja me E-mail nje miku   Printoje