Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin, Vllaznia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj ekipit të Kukësit. Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Hajdari, Erkoçeviç dhe Karakaçi. Në fakt kanë qenë kukësianët ata që kanë kaluar dy herë në avantazh dhe në të dy rastet rezultati është barazuar nga shkodranët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Kukësin. Më pas ka qenë Hajdari ai që ka barazuar rezultatin fillmisht, më pas sërish gol kukësianët dhe përsëri barazim nga Erkoçeviç ndërsa golin e fundit të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Karakaçi.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Kuqeblutë, në Krujë me ndryshime në formacion |
Trajneri malazez i Vllaznisë, Mojash Radonjiç, pritet të luajë ndryshe nga java e parë
Ndeshja e radhës kundër Kastriotit konsiderohet shumë e rëndësishme në kampin shkodran. Njëkohësisht edhe shumë e vështirë, sepse luajnë ndaj një skuadre e cila në fushën e vet gjithnjë u ka nxjerrë probleme. Duke qenë kështu, stafi drejtues i Vllaznisë ka menduar që për këtë ndeshje të bëjë disa ndryshime në formacion. Trajneri Radonjiç do t’u besojë për këtë takim disa lojtarëve më me përvojë, megjithatë sërish ndryshimet nuk do të jenë të mëdha. Në ndeshjen e kontrollit të së mërkurës, kuqeblutë janë ndarë në dy ekipe.
Ajo çka vërejmë në formacionin e parë, ka qenë aktivizimi i shtatlartit Ervis Kraja. Ai së bashku me Rajoviçin kanë formuar dyshen e qendrës, ndërkohë që Smajli e Belisha do të jenë në krahë edhe ndaj krutanëve. Aktivizimi i Krajës në mbrojtje ka pasur si qëllim rritjen e forcës së skuadrës në prapavijë, sidomos në lojën në ajër, çka konsiderohet një nga pikat më të forta të kundërshtarit të radhës.
Ndaj Bylisit, në javën e parë të kampionatit, në këtë vend pati luajtur mjaft mirë Arsen Sykaj. Ky futbollist, pavarësisht se Kraja pritet t’i zërë vendin në mbrojtje, nuk do të kalojë në stol. Lojtari i ekipit kombëtar Shpresa luan mjaft mirë në disa pozicione dhe prandaj Radonjiç pritet ta kalojë në mesfushë në rolin e shkatërruesit. Në këtë pozicion ai ka luajtur thuajse në të gjitha miqësoret e pragsezonit.
Bashkë me të mund të luajë në qendër të këtij reparti edhe Gocaj, që është spostuar pak më përpara, me detyra më organizuese. Në krahun e djathtë të mesfushës do të luajë sërish Vajushi, i cili ndaj Bylisit bëri një paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Në të majtin ndërkohë mund të ketë ndonjë ndryshim. Kjo është parë në testin e kontrollit të së mërkurës, kur në pjesën e parë ka luajtur Djepaxhia, ndërsa në të dytën ka hyrë Kaçi.
Me shumë mundësi në Krujë do të luajë ky i fundit, sepse edhe në ndeshjen e parë të kampionatit tregoi një formë shumë të mirë sportive në ato minuta që luajti. Ndryshim do të ketë edhe në sulm, teksa Hasani këtë herë pritet të kalojë në stol, ndërkohë që në vend të tij luajti në ndeshjen e kontrollit Nimani. Ky i fundit e bën mjaft mirë detyrën e sulmuesit të dytë dhe për këtë arsye, meqë luhet në transfertë, nuk përjashtohet mundësia që të luajë ai përkrah Jumiçit.
Në fakt, pasditen e së mërkurës është provuar në pjesën e dytë edhe Sinani në fushë, por me shumë mundësi sulmuesi i njohur do të shërbejë sërish si “asi nën mëngë” për stafin drejtues për pjesën e dytë. Këto janë pak a shumë ndryshimet e pritshme për ndeshjen e kësaj jave me Kastriotin.
s.shqiptar