Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin, Vllaznia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj ekipit të Kukësit. Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Hajdari, Erkoçeviç dhe Karakaçi. Në fakt kanë qenë kukësianët ata që kanë kaluar dy herë në avantazh dhe në të dy rastet rezultati është barazuar nga shkodranët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Kukësin. Më pas ka qenë Hajdari ai që ka barazuar rezultatin fillmisht, më pas sërish gol kukësianët dhe përsëri barazim nga Erkoçeviç ndërsa golin e fundit të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Karakaçi.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Fushaj Vllaznisë: Dua pikë në Krujë! |
Presidenti Valter Fushaj karikon të tijtë para sfidës së vështirë në transfertë me Kastriotin
“Ethet” e kampionatit tashmë kanë filluar t’i përfshijnë të gjithë. Ata që e konsiderojnë veten pretendentë, natyrisht i kanë kapur pak më tepër, sepse në futbollin shqiptar ekziston një teori, sipas së cilës, kush e nis kampionatin mirë, do ta përfundojë mirë. Jo më kot shumë skuadra që konsiderohen pretendente, kanë kërkuar pikët maksimale në këto ndeshjet e para.
Njëra prej tyre është edhe Vllaznia, që ndoshta me fat fitoi në ndeshjen e parë ndaj Bylisit, ngaqë goli i fitores erdhi pikërisht në minutën e fundit shtesë. Në atë ndeshje presidenti Valter Fushaj nuk ka qenë prezent, megjithatë gjatë gjithë kohës ka qenë në lidhje të vazhdueshme nga Italia me pjesëtarë të stafit të tij, për të mësuar mbi fatin e ndeshjes.
Natyrshëm, është gëzuar për fitoren, por tek ai ka pasur edhe pakënaqësi mbi mënyrën e pësimit të golave apo gjëra të tjera. Pikërisht për këto arsye, numri një i klubit shkodran, dje pasdite, ka qenë prezent në stërvitjen e ekipit, teksa ka zhvilluar një mbledhje të shkurtër me të përpara fillimit të seancës stërvitore. Ajo çfarë ka kërkuar presidenti Fushaj, mbi të gjitha, ka qenë angazhimi maksimal për çdo ndeshje nga ana e futbollistëve.
Nga ana tjetër, u ka kërkuar futbollistëve të zbatojnë çdo vendim të trajnerit, duke mos pasur asnjë rezervë për formacionin apo skemën e lojës. Indirekt kjo gjë ka mbyllur edhe ndonjë keqardhje të ndonjërit prej titullarëve të ekipit, që mund të ketë përfunduar në stol. Për këta lojtarë, e rëndësishme është të japin maksimumin në çdo moment që do t’u kërkohet ta bëjnë një gjë të tillë, ashtu siç ndodhi në ndeshjen e javës së kaluar në Lezhë, kur tre të futurit në pjesën e dytë, Sinani, Kaçi dhe Jovanoviç, i dhanë fitoren Vllaznisë.
Presidenti Fushaj është ndalur në fund edhe te ndeshja e sotme me Kastriotin, që do të luhet në Krujë. “Dua të bëni më të mirën në këtë ndeshje, sepse është shumë e rëndësishme për ne. Në sezonet e kaluar nuk kemi pasur rezultate të mira në këtë fushë, por këtë herë duhet të mos dalim pa pikë, sepse kemi një ekip të mirë dhe kemi pretendimet tona sivjet,” u ka thënë ai futbollistëve të Vllaznisë.
Pas këtij takimi të shkurtër, ekipi ka vijuar me stërvitjen, e cila ka qenë e fundit e kësaj jave. Në këtë seancë ka qenë edhe ganezi Iktu, i cili vazhdon të jetë në provë, ndërkohë që për fatin e tij përfundimtar pritet të vendoset ditën e diel. Duke ëndërruar një fitore të dytë radhazi në kampionatin e saponisur, kuqeblutë duken të përqendruar ashtu siç duhet për sfidën e radhës.
Ndaj Kastriotit, trajneri Radonjiç dhe futbollistët që do hedhë në fushë, kanë një detyrë të vështirë, por jo të pamundur, marrjen e fitores. Ajo çfarë kërkohet është që skuadra të mos kthehet në Shkodër pa pikë, çka do të thotë se edhe barazimi vlen sot.
s.shqiptar