Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin, Vllaznia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj ekipit të Kukësit. Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Hajdari, Erkoçeviç dhe Karakaçi. Në fakt kanë qenë kukësianët ata që kanë kaluar dy herë në avantazh dhe në të dy rastet rezultati është barazuar nga shkodranët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Kukësin. Më pas ka qenë Hajdari ai që ka barazuar rezultatin fillmisht, më pas sërish gol kukësianët dhe përsëri barazim nga Erkoçeviç ndërsa golin e fundit të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Karakaçi.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Radonjiç: Në Krujë s’ishte Vllaznia e vërtetë |
Trajneri malazez Mojash Radoniç ka mbetur i pakënaqur nga loja e të tijve ndaj Kastriotit
Ka mbetur tepër i pakënaqur nga loja e zhvilluar prej skuadrës së tij në ndeshjen e së shtunës me Kastriotin. Mojash Radonjiç, megjithatë, “mbahet”. Nuk kërkon ta lëshojë veten dhe, për rrjedhojë, edhe fjalët i ka të matura. Nga goja i del edhe ndonjë fjalë jo e mirë, megjithatë asnjëherë nuk fajëson individë të përveçëm apo të akuzojë ndokënd.
Malazezi është i matur. Di t’i analizojë gjërat me qetësi dhe analiza e parë që ka bërë pas barazimit me Kastriotin, e ka nxjerrë në përfundimin se kjo ishte ndeshja më e dobët e Vllaznisë që kur ai është trajner i saj. “Kemi zhvilluar një ndeshje të dobët, më të dobëtën, duke marrë së bashku ndeshjet zyrtare dhe ato miqësore që kemi zhvilluar në prag të sezonit. Skuadra nuk ka funksionuar dhe prandaj nuk bëmë asgjë të mirë në atë ndeshje.
Duhet të kënaqemi me pikën që kemi marrë.” E ka thënë hapur dhe jo vetëm ai. Me lojën e Vllaznisë në Krujë të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në stadium, por edhe ata që e kanë ndjekur nga ekrani i televizionit. Duke dashur të thotë shpejt e shpejt edhe arsyet pse skuadra e tij luajti në këtë mënyrë, Radonjiç shprehet: “E goditëm pak herë portën kundërshtare dhe këtë e bëmë në fundin e ndeshjes. Nuk është normale kjo gjë, por nëse nuk kemi shkuar në sulm aq sa duhet, faji ka qenë i repartit të mbrojtjes.
Ai ka dhuruar gjithnjë pasiguri dhe prandaj kemi luajtur prapa për të mos pësuar. Për fat, ndodhi kështu dhe ne e morëm një pikë.” Me këtë barazim, shkodranët janë ngjitur në kuotën e katër pikëve. Në pamje të parë, jo keq, por mundësitë kanë qenë për të marrë edhe gjashtë. E pranon edhe vetë trajneri i Vllaznisë, kur thotë:
“Në pamje të parë, 4 pikë nuk janë pak për dy ndeshjet që kemi zhvilluar dhe dëshira do të kishte qenë për të pasur 6, por të mos harrojmë se nga dy ndeshjet e luajtura, asnjërën nuk e kemi zhvilluar në fushën tonë. Në këtë kontekst, duhet të jemi deri diku të kënaqur, aq më tepër nisur edhe nga fakti se në këto ndeshje kemi pasur jo pak ndryshime në përbërje edhe në lojën tonë.
” Në skuadër ka ende shumë punë për të bërë dhe për këtë arsye ndërprerja e kampionatit duket se ka ardhur në momentin e duhur për Vllazninë. E pranon edhe vetë trajneri Radonjiç, që në fund të prononcimit të tij do të shprehej: “Mendoj se kjo ndërprerje dyjavore do të na shërbejë jo pak për skuadrën. Kemi disa lojtarë që e kanë filluar vonë stërvitjen, ose i janë bashkuar vonë ekipit.
Për këtë arsye, do të jetë një periudhë pune, në mënyrë që Sinani, Jovanoviç, Jumiç apo edhe Semina të vijnë në formën e tyre më të mirë dhe t’i shërbejnë skuadrës. Pas këtyre 15 ditëve, mendoj se Vllaznia do jetë më në formë dhe më e gatshme për ta përballuar ashtu siç duhet kampionatin.”
s.shqiptar