Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 13393 vizitorë.


Aktualisht ndodhen 9 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Teuta32
2 Tirana27
3 Skenderbeu23
4 Kastrioti23
5 Flamurtari22
6 Bylis18
7 Shkumbini18
8 Vllaznia17
9 Kamza14
10 Pogradeci13
11 Laci11
12 Tomorri11
13 Apolonia8
14 Dinamo1

Ndeshjet e fundit

Java e 35
23 dhjetor 2011 - 13:00

Shkumbini2-1Vllaznia

Java 36
11 shkurt 2012 - 14:00

Laci-Vllaznia

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

“Nuk ka siguri”, Radonjiç e ka me… mbrojtjen   


Trajneri I Vllaznisë: Nuk ka mundësi të luajë sulmi mirë, kur nuk mbrojtja nuk jep garanci



“Nuk ka asnjë mundësi të luajë sulmi mirë, kur nuk është mbrojtja e sigurtë. Gjithçka ka filluar nga mosfunksionimi siç duhet i mbrojtjes”. Kjo është në esencë analiza,por njëherësh dhe kritika e trajnerit të Vllaznisë, Mojash Radonjiç, për skuadrën që drejton, pas ndeshjes në Krujë me Kastriotin. Duke u ndalur tek prapavija, si më e shënjeshtruara, sipas tij, “të gjitha gjërat e tjera kanë shkuar zinxhir”.

Prandaj, barazimi i arritur ndaj krutanëve, është cilësuar një rezultat i mirë dhe për vetë lojën që zhvilloi skuadra. Në intervistën e mëposhtme, trajneri i shkodranëve shfaq haour pakënaqësinë me lojën e skuadrës. Por, duke u ndalur në detaje, ato nuk kanë më shumë rëndësi se pika e fituar. Katër pikë në dy javë, dhe aq më tepër në fushë të huaj, nuk janë konsideruar pak për kuqeblutë. Duke qenë se janë dy javë në dispozicion, ai do t’i shfrytëzojë për përmirësimin e gabimeve.

- Sa i kënaqur jeni me rezultatin e takimit të fundit?

- Mendoj se ka qenë një rezultat që i shkoi për shtat lojës së zhvilluar nga skuadra jonë. Se si mori rrjedhë kjo lojë, jam i kënaqur me atë rezultat.

- Po me lojën e skuadrës?

- Mund të them pa frikë se ka qenë një nga lojrat më të dobëta të zhvilluara nga skuadra jonë, duke përfshirë këtu dhe takimet miqësore. Jam tepër i zhgënjyer prej saj.

- Çfarë nuk shkoi?

- Ne nuk kemi qenë të sigurtë përsëri prapa, si rrjedhojë nuk kemi patur pasime të mira dhe së fundmi, nuk kemi patur dhe rrezikshmëri në sulm. Nuk ka asnjë mundësi të luajë sulmi mirë, kur nuk është mbrojtja e sigurtë. Gjithçka ka filluar nga mosfunksionimi siç duhet i mbrojtjes. Kur mbrojtja është e sigurtë, për ekipin gjithçka shkon siç duhet. Në të kundërt, gjithçka shkon me oshilacione. Pati mundësi të mira në fund të takimit, ku edhe mund të merrnim maksimumin, megjithatë, loja ishte në tërësinë e saj sporadike dhe me shumë gabime, nga ana e skuadrës sonë.

- Përsëri shpresuat që rezultati do të vinte nga stoli, Jeni i kënaqur me lojtarët që hynë si zëvendësues?

- Nuk pritet që gjithmonë rezultati të vijë nga stoli. Duhet që i gjithë ekipi të mendojë për rezultatin. Jam i kënaqur përsëri me atë që dhanë lojtarët, që u aktivizuan nga stoli, pasi ata ishin një rrezik për kundështarin dhe prej tyre erdhi rrezikshmëria ndaj portës së Kastriotit.

- Janë tani dy javë pushim, ndoshta në moment jo të përshtatshëm për skuadrën?

- E thoni ngaqë pikët e marra janë shenjë e mirë. Jo, është momenti I duhur. Ka nevojë skuadra, kam nevojë dhe unë. Ndaj është një gjë shumë pozitive për ne, pasi ky dyjavësh do të vlejë shumë, sidomos për lojtarët e papërgatitur mirë fizikisht si Sinani, Jovanoviç, Jumiç, Semina I porsaardhur, apo edhe ndonjë tjetër, që do të kenë shansin të arrijnë formën e tyre më të mire. Kjo do të ndikojë në rritjen e rivalitetit dhe të konkurrencës brenda skuadrës. Mendoj se kjo do të vlejë për mirë, në të gjitha aspektet.

- Përsëri keni preferuar që Sinani ta nisë nga stoli: një zgjedhje e juaja, ngaqë Sinani nuk ka formën që ju dëshironi?

- Për Sinanin, mund të them fjalët më pozitive, pasi ka luajtur shumë mire. Por, mendoj se duhet të rritet më shumë fizikisht, në mënyrë që t’I shërbejë skuadrës edhe më tepër. Ai, dihet se është një lojtar shumë I mirë e që ka cilësi, por vetëm me një përgatitje e mirë fizike, mund të shikojmë më tepër vlerat e tij. Ai ka patur një periudhë të gjatë pushimi, dhe për fat të keq, kur ka filluar fazën përgatitore, është dëmtuar.Për më shumë se 10 ditë nuk ka zhvilluar stërvitjet me ekipin. Prandaj besoj se kjo ndërprerje do t’i vlejë shumë edhe Sinanit, për të qenë ai që ka qenë dhe për t’u kthyer fuqishëm në skuadër.

- Meqë do të jetë pushim, një minianalizë mund të bëhet: me katër pikë në dy takime e para, a është i kënaqur Radonjiç?

- Me të thënë të drejtën, dy ndeshjet ne i kemi luajtur jashtë dhe katër pikët edhe na pëlqejnë, por edhe më duken pak.

- Pas dy ndeshjeve të para, cilat janë objektivat e Vllaznisë, për të ardhmen?

- Është herët për të folur për objektivat e Vllaznisë. Por besoj se ekipi, nga takimi në takim, do të konsolidohet dhe si rrjedhim, dhe loja do të rritet dhe rezultatet nuk do të mungojmë. Tani ne duhet të punojmë për konsolidimin sa më shpejtë të skuadrës, ky është objektivi I parë.

- I dyti?

- Më vonë…

s.ekspres


 Postuar me Gusht 30, 2010 Dergoja me E-mail nje miku   Printoje