Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 13393 vizitorë.


Aktualisht ndodhen 9 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Teuta32
2 Tirana27
3 Skenderbeu23
4 Kastrioti23
5 Flamurtari22
6 Bylis18
7 Shkumbini18
8 Vllaznia17
9 Kamza14
10 Pogradeci13
11 Laci11
12 Tomorri11
13 Apolonia8
14 Dinamo1

Ndeshjet e fundit

Java e 35
23 dhjetor 2011 - 13:00

Shkumbini2-1Vllaznia

Java 36
11 shkurt 2012 - 14:00

Laci-Vllaznia

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

Vladimir Jasiç, një tjetër serb për Vllazninë   


Në fundin e merkatos kuqeblutë kanë shtuar radhët e tyre edhe me një mbrojtës nga Serbia

Merkatoja e Vllaznisë ka dhuruar edhe një tjetër surprizë ditën e djeshme. Drejtuesit kuqeblu kanë federuar brenda afatit të fundit të mbylljes së merkatos edhe një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për serbin Vladimir Jasiç, i cili ka mbërritur në Shkodër pasditen e së hënës. Ai luan si mbrojtës i majtë, 26 vjeç dhe 1.84 m i gjatë. Me të shkodranët kanë mbyllur dhe merkaton.

Në fakt, një gjë e tillë u tha që me ardhjen e Seminës javën e kaluar. Për çudi, vjen një tjetër lojtar që luan në të njëjtin pozicion, atë të mbrojtësit të majtë. Trajneri Radonjiç kishte kërkuar vetëm një lojtar për këtë repart, por presidenti Fushaj i ka sjellë dy të tillë. Mbrojtësi shkodran Semina është federuar dje dhe do të jetë i gatshëm për të kontribuar për skuadrën që në ndeshjen e ardhshme.

Atij i ka ardhur edhe kartoni nga skuadra me të cilën ka luajtur më parë dhe tashmë nuk ka më asnjë problem për t’u aktivizuar. Bashkë me të është federuar edhe serbi Jasiç, që pritet të jetë pjesë e kuqebluve sezonin e ri. Nuk merret vesh ende nëse ai ka firmosur apo jo, por për momentin drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë të interesuar për ta futur në listën e federimit para afatit të fundit të mbylljes së merkatos.

Lojtari i sapoardhur u ka pëlqyer trajnerëve të skuadrës kuqeblu që në prezantimin e parë me ta. Duket se kemi të bëjmë me një lojtar cilësor, megjithatë ditët në vazhdim do ta tregojnë më mirë këtë. Ai e ka nisur karrierën me ekipin serb Borac Çaçak, ku ka luajtur për pesë sezone. Më pas është transferuar te skuadra tjetër serbe CSK Pivara Celarevo, për të kaluar me FK Vozdovac, ndërkohë që dy sezonet e fundit ka luajtur me Mladi Radnik në ligën e parë.

Me ardhjen e Jasiçit, skuadra e Vllaznisë duket e tejngopur. Në fakt, duket disi e çuditshme mënyra si ka ardhur kjo lëvizje. Në dy ndeshjet e para të kampionatit, në mungesë të një mbrojtësi të majtë të mirëfilltë, u provua në këtë vend (në fakt ka luajtur edhe më parë) mesfushori Belisha. Në të dy rastet ai është paraqitur mirë, duke treguar se problemi i këtij pozicioni mund të konsiderohej i zgjidhur.

Me ardhjen e Seminës fillimisht, por tani edhe të Jasiçit, nuk merret vesh si do të zgjidhet çështja e formacionit nga ana e e trajnerit Radonjiç. Për t’i lënë në stol edhe këta dy lojtarë, atëherë kot që janë marrë. Nëse njëri prej tyre zgjidhet për të luajtur, do të pushojë tjetri dhe ndoshta edhe Belisha. Ky i fundit mund të kalojë në mesfushë, por edhe aty ka probleme se në stol po qëndrojnë shumë titullarë.

Ajo çfarë nuk kuptojnë dot në Shkodër është arsyeja pse presidenti Fushaj vazhdon të blejë lojtarë, kur trajneri preferon elementin e ri. Mbase në javët në vazhdim gjërat kanë për të ndryshuar dhe, për këtë arsye, duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë me lojtarët e ardhur nga merkatoja dhe ata që kanë luajtur si titullarë sezonin e kaluar.

Lojtari luan ne krahun e djathte, por mund te aktivizohet edhe ne qender. Ja kush eshte blerja e fundit kuqeblu



Vladimir Jasiç eshte lojtari më i ri i Vllaznisë. Jasiç është bashkuar ditën e djeshme me skuadrën shkodrane, teksa është federuar nga drejtuesit e klubit ne diten e fundit te merkatos. Ai luan në krahun e djathtë të mbrojtes dhe vjen nga Serbia. 26 vjeçari serb ka mbërritur si nje surprize te kuqeblutë në një kohë kur merkatoja mund të cilësohej e përfunduar, pas blerjes së Klodian Seminës po në këtë repart. Afrimi i tij pikërisht si përforcim në krahun e djathte, aty ku luan Dritan Smajli eshte pare si mjaft I ccuditshem. Skuadra ka nje mbipopullim te habitshem ne mbrojtje, por ne diten e fundit te merkatos merret serish nje lojtar I ketij reparti. Sicc mesohet Jasicc mund te luaje edhe ne role te tjera ne mbrojtje. Trajneri Radonjicc ka bere te ditur se nuk ka mbetur I kenaqur sidomos nga dyshja e qendres se ketij reparti, qe ne ndeshjen e fundit ishte Rajovic-Kraja. Sidoqofte ai ka nje game te madhe zgjedhjesh ne skuadren kuqeblu. Ne mbrojtje aktualisht, pervecc katershes titullare, Smajli-Kraja-Rajovicc e Belisha mund te luajne edhe Semina, Sykaj, Kukaj e Gocaj dhe tani edhe Jasicc.

Karriera- Futbollisti Vladimir Jasicc ka shpenzuar karrieren e tij mes kategorise se dyte dhe te pares se kampionatit serb. Ai vjen nga klubi Mladi Radnik, I cili sezonin e kaluar nuk arriti te mbijetonte te me te miret e futbollit serb. Lojtari me pare ka luajtur edhe te klubi realitivisht I njohur Borac. Ai eshte aktivizuar kryesisht si mbrojtes I krahut te djathte, por ne karrieren e tij ka provuar edhe role te tjera si ne mbrojtje ashtu edhe ne mesfushe. Lojtari ka pasur oshilacione ne formen e tij, gje qe kuptohet nga fakti qe nga Liga e pare ka perfunduar ne ndonje rast deri ne ligen e trete.


 Postuar me SHtator 01, 2010 Dergoja me E-mail nje miku   Printoje