Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 13393 vizitorë.


Aktualisht ndodhen 8 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Teuta32
2 Tirana27
3 Skenderbeu23
4 Kastrioti23
5 Flamurtari22
6 Bylis18
7 Shkumbini18
8 Vllaznia17
9 Kamza14
10 Pogradeci13
11 Laci11
12 Tomorri11
13 Apolonia8
14 Dinamo1

Ndeshjet e fundit

Java e 35
23 dhjetor 2011 - 13:00

Shkumbini2-1Vllaznia

Java 36
11 shkurt 2012 - 14:00

Laci-Vllaznia

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

Sinani: Unë e Vllaznia jemi rikthyer   


Sulmuesi kuqeblu rrëfen fillimsezonin e tij: “Kam luajtur pak se e kam nisur stërvitjen më vonë”



"Vllaznia e ka nisur shumë mirë sezonin e ri futbollistik. Rëndësi ka që jemi në rrugë të mbarë dhe ne synojmë titullin kampion". Kjo është bindja e bomberit shkodran, Vioresin Sinani. i njohur me nofkën "Ujku" ai ka arritur që të gjejë formën e tij më të mirë këtë sezon te Vllaznia, pas një viti të trazuar, atë të kaluarin. Ai është aktivizuar si zëvendësues nga trajneri Mojash Radonjiç, por lojtari ka arritur që ta thotë fjalën e tij. Në ndeshjen e parë ndaj Bylisit për 15 minuta lojë ka shënuar gol dhe ka dhënë një assist, për golin e fitores 3-2. Po ashtu aktivizimi i tij në ndeshjen ndaj Kastriotit në 15 minuta e fundit ka rezultuar pozitiv. Vetëm me futjen e Sinanit në lojë, kuqeblutë u shfaqën të rrezikshëm përpara portës.



Sinani, keni treguar veten në këtë fillim sezoni me Vllazninë. i kënaqur?

Detyra ime është që t’i shërbej skuadrës. Sigurisht që e kam pritur këtë start sezoni, dmth që të dal në lojën time. Unë në fakt e kam filluar stërvitjen më vonë se pjesa e tjetër e skuadrës. Kështu që dhe forma që kam arritur është e kënaqshme. Gjithsesi të shohim se si do të ecim më tej.

Shënuat ndaj Bylisit, ndaj Kastriotit nuk ia arritët...

Përderisa luaj sulmues nuk ka rrugë tjetër. Ndaj Bylisit skuadra ishte duke luajtur mirë dhe sigurisht që ndërrimet ishin për të arritur rezultatin. Mendoj se fitoren në atë ndeshje e kemi merituar. Ndërkohë që në ndeshjen ndaj Kastriotit bëra të pamundurën por dhe barazimi i arritur nuk është i keq.

Si i vlerësoni ju katër pikët?

Nuk mendoj se thotë njeri se janë pak. Sigurisht për vetë mënyrën se si erdhi loja me Kastriotin ajo pikë ishte e kënaqshme. Ne kishim mundësi edhe të fitonim. Por për dy javë katër pikë janë mirë. Po të vazhdojmë më këtë ritëm dhe të mos humbasim ndeshje atëherë do të kemi sukses.

Nuk ju kemi parë titullar në dy ndeshje. Është problem për ju?

Për mua nuk ka shumë problem. Unë jam lojtar profesionist.Ee vërteta është se unë e kam filluar stërvitjen me vonesë dhe akoma nuk e kam arritur formën maksimale. Me kalimin e kohës do të arrijmë dhe aty ku është qëllimi i çdo futbollisti.

Trajneri ju ka besuar nga 15 minuta në dy ndeshjet e para…

E rëndësishme është që kur të aktivizohem të ndihmoj skuadrën për të arritur qëllimin. Fillimisht jemi ndikuar nga forma fizike. Por me kalimin e këtyre dy javëve mund të aktivizohem dhe më shumë.

Si e shikoni formacionin bazë të Vllaznisë?

Ajo është përzgjedhja e trajnerit. Rëndësi ka që skuadra të arrijë qëllimin. Prandaj dhe rolet dhe detyrat janë të ndara. Detyra e trajnerit është të ndërtojë formacionin, detyra e jonë si lojtar është t’i përgjigjemi urdhërave të tij dhe të bëjmë më të mirën për skuadrën.

Për ju duhet besuar tek elementi i ri?

Mua më pëlqen që përzgjedhja të bëhet në bazë të meritave. Edhe unë jam me atë idenë që tek Vllaznia duhet të aktivizohet ai lojtar që gëzon një formë të mirë. Nuk ka shumë rëndësi nëse është i ri në moshë apo jo. Po të shikojmë me vemendje Vllaznia është duke rritur talente të cilët e meritojnë këtë bluzë.

Keni shënuar një gol. Sa premtoni për këtë sezon?

Nuk mund të bëj premtime. Sigurisht që do të synoj të shënoj sa më shumë. Më mirë t’ia lëmë kampionatit dhe të shikojmë përpara. Nuk mund të them sa do të shënoj me një vlerë të saktë, por që do të shënoj sigurisht që po.

Mendoni se për të shënuar duhet të aktivizoheni më shumë?

Po në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Mund të shënosh për një minutë por mund të mos shënosh për 90-të minuta. Nuk ka rëndësi kjo, por që të jemi në formë sa më të mirë fizike dhe të punojmë për skuadrën.

Vllaznia nuk po shfaq siguri në mbrojtje, siç thotë trajneri?

Gabimet janë të mundshme në futboll. Fatmirësisht kemi dy javë në dispozicion për të parë gabimet dhe t’i ndryshojmë ato. Do të punojmë shumë në stërvitje dhe do të besojmë se në ndeshjen e ardhshme gabimet të mos përsëritën.

Dhe e fundit. Për ju, a mund të thuhet se kjo Vllaznia do të dalë kampione?

Këtu nuk mund të ndajmë gjërat me thikë. Pas pesë javësh mund të arrijmë në një përfundim më të saktë. Por me punën që është duke u bërë në stërvitje dhe seriozitetin e të gjithë skuadrës, sigurisht që dëshira e jonë është të dalim kampion, qoftë në kampionat apo në kupë.


 Postuar me SHtator 02, 2010 Dergoja me E-mail nje miku   Printoje