Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin, Vllaznia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj ekipit të Kukësit. Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Hajdari, Erkoçeviç dhe Karakaçi. Në fakt kanë qenë kukësianët ata që kanë kaluar dy herë në avantazh dhe në të dy rastet rezultati është barazuar nga shkodranët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Kukësin. Më pas ka qenë Hajdari ai që ka barazuar rezultatin fillmisht, më pas sërish gol kukësianët dhe përsëri barazim nga Erkoçeviç ndërsa golin e fundit të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Karakaçi.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Vllaznia me sulmuese. Ja si ndryshojnë kuqeblute. |
Nga mbrojtja ne sulm, Radonjicc ka ndërmend te “preke” disa emra titullaresh
Trajneri i Vllaznisë, Mojash Radonjiç ka premtuar se në javët në vijim do të ndërtojë një skuader më sulmuese. Në fakt, ky qëllim i tij është mirëpritur nga opinioni sportiv shkodran. Të gjithë tifozët dhe specialistët e futbollit dëshirojnë që kuqeblutë të kthehen në mënyrën bazë të lojës së tyre. Shkodranët njihen per futbollin e tyre gradual, me qarkullime të shumta të topit në mesfushë, nje loje kjo rrjedhimisht me karakter sulmues. Por sezonet e fundit, shkodranët më shumë janë mbrojtur dhe sezonin e kaluar kanë dështuar plotësisht në të gjitha aspektet. Me ardhjen e trajnerit të ri, malazezit Mojash Radonjiç dhe me përforcimet e realizuara në merkaton e verës, kuqeblute kanë dhënë sinjale pozitive për një Vllazni sulmuese. Dhe me deklaratën e trajnerit dy ditë me pare, kanë filluar të lindin pyetjet se cilat do të jenë lëvizjet e stafit teknik në këtë drejtim. Reparti që mund të mos preket nga ndryshimet e mundshme mendohet të jetë vetëm porta, ku Vujadinovicc per momentin shihet si titullar.
Mbrojtja- Reparti i mbrojtjes pritet të pësojë ndryshime thelbësore. Akoma nuk mund të saktësohet se cilët pozicione do të preken, por krahu i majtë mund të plotësohet me Jasiçin, serbin qe garanton “marrjen e krahut”. Mbrojtës ky i në ditën e fundit të merkatos. Një mbrojtës që sipas trajnerit, luan me të dy këmbët dhe ka tipare sulmuese. Aftësi këto që i përshtaten kërkesave të tij. Ndërkohë që aktivizimi i tij ne krahun e djathtë të mbrojtjes mund të mos jetë plotësisht i nevojshëm, pasi Smajli është një mbrojtës me tipare sulmuese që shumë herë po t’i kërkohet mund të kalojë në sulm. Ndërsa pjesa më e diskutuar është pikërisht qendra e mbrojtjes. Pjesë kjo që ka shfaqur probleme, sipas trajnerit në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit. Kukaj dhe Semina jane te gatshem dhe mund te kerkojne nje vend ne formacion.
Mesfusha- Reparti që për trajnerin Radonjiç ka më shumë alternativa është pikërisht mesfusha. Me shumë afrime cilësore, lojtarë të rinj të ardhur nga akademia dhe një përgatitje e mirë fizike është çelësi për kuqeblutë. Në dy ndeshjet e para të kampionatit mesfusha u është bësuar të rinjve që kanë treguar një formë të mirë. Por me aktivizmin e Kaçit, karakteri sulmues u rrit ndjeshëm ne ekip, sidomos në ndeshjen e parë ndaj Bylisit. Kjo diferencë e lojtarëve më eksperiencë dhe atyre të rinj u pa në ndeshjen ndaj krutanëve. Trajneri Radonjiç preferoi të aktivizonte dy sulmues dhe një mbrojtjes duke mos bërë ndryshime në mesfushë. Pork y repart nuk e shtyu përpara skuadrave. Gjithsesi me lojtarë si Kaçi, Nimani, Gocaj, Sykaj, Djepaxhia, Vajushi, Nallbani, skuadra duket e mbuluar.
Sulmi- Që të jetë një Vllaznia sulmues duhen sulmues cilesore. Sinani, Jumiç, Jovanoviç, Hasani e Nika janë 5 sulmuesit e Vllaznisë. Jumiç e Hasani janë aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Bylisit e Kastriotit. Sulmuesi kroat i ardhur me shumë bujë nuk ka arritur akoma të gjejë rrugën e rrjetës. Ndërkohë që Jovanoviç ka shënuar që në ndeshjen e parë të tij. Por me këta sulmues, kuqeblutë nuk duken të frikshëm per kundershtarin. Por kur përmendet, Vioresin Sinani atëherë gjerat duken se permiresohen ne kete drejtim. Gjithnje nese veterani do te kthehet ne formen me te mire. Ne ndeshjet e ardhshme, pritet te jete ai njeriu ku do te mbeshtetet sulmi kuqeblu.